Kërkesa e Kosnett për Asociacionin, Maxharraj tregon se si do të formohet

Aktuale

Kërkesa e Kosnett për Asociacionin, Maxharraj tregon se si do të formohet

Nga: M.H Më: 18 qershor 2021 Në ora: 15:09
Philip Kosnett

Asocacioni tashmë mbetët një ndër temat më të diskutuara në vendin tonë.

Formimi apo jo i tij ka krijuar polemika të shumta, disa pretedojnë që Kurti do ta formojë e disa jo, kjo për faktin që për të njejtin ka reaguar Amerika duke kërkuar që kryeministri të lëshojë pe.

Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur profesori dhe opinonisti nga Amerika Binak Maxharraj, ai shprehi paknaqësitë duke i bazuar në argumente.

Ai thotë se Kosnett nuk do të duhej të kërkonte nga Kosova që të lejojë formimin e Asocacionit pasiqë kjo do ta dëmtonte atë.

Maxharraj shprehet se korrupsioni në Kosovë është në nivel të lartë dhe kjo pamundëson që Kosova të këndellet menjëhere.

“I nderuari z.ambasador, ju e dini fort mirë por e dinë edhe krejt Amerika se populli i Kosovës iu është mirënjohës dhe përjetesisht i përkulet Amerikës për ndihmën në çlirimin e saj nga shfarosja shekullore e Serbisë. Poashtu z.ambasador në paraqitjen e juaj publike theksuat ndihmën e madhe që i ka dhënë Amerika populli i Kosovë si miku mikut për të gjitha ato ndihma materiale për rindertimin e saj të shkatërruar nga lufta,duke ju bërë me dije se gati gjysma e atyre ndihmave janë vjedhë nga pushtetarët tanë përmes tenderëve të ndryshëm në këto 20 vite.Ti e din edhe vetë se sa megaloman është korrupsioni këtu në Kosovës i cili nuk luftohet qe 20 vitë sepse i korruptueri në pushtet nuk e lufton të korroptuarin poashtu në pushtet”, u shpreh ai.

Profesori në fjalimin e fundit që Kosnett mbajti ia përmend dy rastet kur nuk është pajtuar me të, në rastin e parë është Manastiri i Deçanit duke thënë se në kohën e Millosheviqit ajo është marrë nga Serbia mirëpo që edhe pse u pavarësua Kosova nga qeveritë e kaluara duke përmendur këtu Thaçin e Mustafën ajo u miratu edhe me ligje të Kosovës.

Image
Binak Maxharraj

“Në paraqitjen e juaj të sotit më dukët se jeni pakëz konfuz rreth zbatimit të Kushtetutes së Kosovës në praktikë. I përmendët dy shembuj për të cilët ju kërkoni të zbatohen,njëri është kushtetues dhe tjetri antikushtetues. Rasti i parë,është fjala për Manastirin e Deçanit dhe problemet qe janë lidhë rreth eksteritoritorit rreth Kishës.Nuk e di a e dine,por besoi që e dini se gjatë okupimit të regjimit të Millosheviqit të cilin ju e luftuat ua morën tokat me dhunë shqiptarëve për rreth Kishës dhe ia bashkuan asaj. Administrata e asaj kohe e Millosheviqit e saksionoi këtë akt të turpshëm edhe me ligjet e asaj kohe të aprovuara enkas nga Serbia si okupatore. Por, në vend se qeveritë e Kosovës t’i shfuqizonin këto ligje të Serbisë të nxjerra me dhunë në kohë lufte ajo nuk e bëri këtë, por shkoj edhe më larg duke i përligjur edhe me Kushtetutën e Kosovës. Ju me të drejtë kërkoni që duhet të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese sepse siç thotë populli e “ke hangër, përbije”dhe kështu e hangren liderët tani të papërgjegjshëm Thaçi dhe Mustafa”, tha profesori.

Ndërsa në rastin e dytë ai përmend asocacionin e komunave me shumicë serbe që Kosnett kërkoi të zbatohe e që për opinonistin është gjë e gabuar pasiqë nëse e njejta formohet me ligje të Serbisë atëhere kjo do ta dëmtonte Kosovën.

“Rasti i dytë, z.ambasador Philip Kosnett ju nuk keni të drejtë të kërkoni të zbatohet diçka çfarë është kundër Kushtetutës së Kosovës.Është fjala për formimin e Asociacionit në komunat me shumicë Serbe një etnik të nënshkruar më 2013 nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi dhe i përseritur më 2015 nga kryeministri Isa Mustafa. Z.ambasador se formimi i Asociaciacionit duhet që të formohet sipas ligjëve të Kosovës dhe të mos jetë në kundërshtim me Kushtetutën. Por me kërkesën e presidentës së atëherëshme Ahtifete Jahjaga drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ligjqshmërin e këtij Asociacion Gjykata Kushtetuese gjeti defekte dhe mangësi duke konstatura se ky Asociacion një etnik është në 23 nene kundër Kushtetuës se Kosovës”, shpreher opinonisti.

Në fund, profesori thotë se Kurti do të arrijë të formoj asocacionin në bazë të kushtetutës së Kosovës duke mos e rrezikuar vendin aspak.

“Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin z.ambasador nuk është eksplicite kundër formimit të Asociacionet. Ai do te formohet në bazë të ligjëve të Kosovës dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës por është rrezik të jetë njëetnik, por duhet të jetë miltietnik duke i përfshirë edhe pakicat tjera që jetojnë në Kosovë”, përfundon Maxharra për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat