Vasfije Krasniqi bën thirrje për këtë gjë

Aktuale

Vasfije Krasniqi bën thirrje për këtë gjë

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 21:59
Vasfije Krasniqi

Përderisa Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Luftë shënohet të shtunën, deputetja  Vasfije Krasniqi-Goodman bën thirrje që t’i jepet fund kësaj dukurie.

“Secili prej nesh nëpër botë ka aftësinë të mblidhemi së bashku dhe të avokojmë për fundin e dhunës në mjediset lokale dhe jo-lokale për një të ardhme më të mirë”, shkroi Krasniqi-Goodman në Twitter.

Më 19 qershor 2015, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 19 qershorin, Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Luftë.

Krasniqi-Goodman është viktimë e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë dhe është e para grua që ka folur publikisht për tmerrin e përjetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat