A pati përplasje mes Osmanit dhe Borrell, flet shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani

Aktuale

A pati përplasje mes Osmanit dhe Borrell, flet shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 00:20
Borell dhe Osmani

Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka deklaruar se sot nuk ka pasur përplasje mes saj dhe Borell.

Ai u shpreh se Osmani bëri një prezantim të sfidave dhe se cilat janë ato brenga që i kemi hasur gjatë pandemisë, meqë sipas tij, kjo ka qenë tema e panelit të sotëm në Turqi.

“Në këtë diskutim, Osmani ka folur për çështjen e ndarjes së vaksinave dhe nuk është hera e parë që e ka ngritur. Sidomos në Prishtinë gjatë muajve prill e maj, ajo në secilin takim me përfaqësues të vendeve evropiane e nga ngritur shqetësimin se si po ndahen vaksinat e mekanizmit Covax, se nuk kemi përfituar mjaftueshëm, duke pasur parasysh numrin e infektimeve, personelit shëndetësor, etj”.

Image
Vela dhe Osmani

“Çështja e brengave e kritikave që janë ngritur gjatë këtij diskutimi filloi nga përfaqësuesi i Kenias.

Më pas ne prej anës sonë, pra Zonja Osmani e ka ngritur shqetësimin për sa i përket kritereve që janë përdorur për ndarjen e vaksinave dhe si t’i adresojmë këto sfida. Në fjalimin e saj ajo po ashtu edhe e ka falënderuar Bashkimin Evropian për ndihmat ndaj nesh”, deklaroi Vela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat