Kryeministri irlandez uron Kurtin: Irlanda mbështet reformat ekonomike dhe ligjore

Aktuale

Kryeministri irlandez uron Kurtin: Irlanda mbështet reformat ekonomike dhe ligjore

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 18:40
Micheal Martin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar urime për zgjedhjen e tij kryeministër nga kryeministri i Irlandës, Micheal Martin.

Në urimin e dërguar nga Martin thuhet se Irlanda dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie të ngrohta dhe se ai pret që të punojë bashkë me Kurtin për t’i forcuar edhe më tej ato.

Ai ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë, marrëveshje kjo e para dypalëshe në mes Kosovës dhe Irlandës.

Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, Kurti në këtë letër ka marrë mbështetjen e Irlandës në reformat urgjente dhe të vështira ekonomike, sociale e ligjore në vend.

“Kosova, ngjashëm sikurse Irlanda është vend i formësuar nga përpjekja e vazhdueshme për të ndërtuar besim dhe pajtim, andaj ai i ka inkurajuar përpjekjet e ripërtërira të qeverisë për të promovuar marrëdhënie dhe bashkëpunim më të mirë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu edhe dialogun Kosovë-Serbi. Për të, kryeministri Martin është shprehur se Irlanda, tashmë edhe duke qenë anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbështet një përfundim të suksesshëm të dialogut që synon zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura në mes dy palëve”, thuhet në letër.

Irlanda ka thënë se do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm perspektivën Evropiane të Kosovës dhe mezi pret të shohë progres të hershëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta reformuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat