I kundërpërgjigjet Klinaku kryeprokurorit të Speciales: Gojën nuk mund ta mbyllim, Liria ka emrin UÇK e krimi ka emrin Serbi

Aktuale

I kundërpërgjigjet Klinaku kryeprokurorit të Speciales: Gojën nuk mund ta mbyllim, Liria ka emrin UÇK e krimi ka emrin Serbi

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 09:15
Faton Klinaku

Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara, Jack Smith, në një dokument të dërguar në adresë të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të Hagës, ka listuar argumentet e tij, se pse Kadri Veseli duhet të mbetet ende në paraburgim dhe pse duhet refuzuar kërkesa e mbrojtjes për mbrojtje në liri.

Smith në argumentimet e tij ka përmendur edhe deklaratën e ushtruesit të detyrës së kreut të Veteranëve të UÇK’së, Faton Klinaku, se do të publikojë përsëri dokumente të Gjykatës Speciale në rast se i bien në dorë.

Kjo deklaratë e Klinakut të Veteranëve bashkë me fushatën “Liria ka emër, UÇK” janë dy prej argumenteve të shumta që Smith ka listuar, e që sipas tij rrisin rrezikun, në rast të lirimit të Kadri Veselit nga paraburgimi.

E kësaj, deklarate i është kundërpërgjigjur Faton Klinaku. Në një postim në profilin e tij në Facebook, teksa ka thënë se nuk mund ta mbyllim gojën dhe “Liria ka emrin UÇK, e krimi ka emrin Serbi”.

Postimi i plotë:

Prokurori Smith i "dhomave të specializuara" në Hagë, ka filluar tani t'i zgjerojë armiqtë. Në rastin e z.Veseli, përveç që merret me mua, merret edhe me fushatën "Liria ka emër UÇK".
E valla nuk kemi çfarë t'i bëjmë, sepse gojën nuk mund ta mbyllim dhe Liria ka emrin UÇK e krimi ka emrin Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat