“Po e nxit të shkojë në burg”, “Po rren”, “Mos dezinformo”/ Përplasja e ashpër e Ukë Lushit dhe Ibrahim Kelmendit për Faton Klinakun

Aktuale

“Po e nxit të shkojë në burg”, “Po rren”, “Mos dezinformo”/ Përplasja e ashpër e Ukë Lushit dhe Ibrahim Kelmendit për Faton Klinakun

Nga: N.Sh Më: 21 qershor 2021 Në ora: 14:53
Faton Klinaku

Ish luftëtari i UÇK-së nga Batalioni Atlantiku dhe analisti Uk Lushi, ka pasur një përplasje me Ibrahim Kelmendin në disa postime në Facebook.

Ishte Faton Klinaku, që Uk Lushi ia kushtoi një shkrim në Facebook, ku e lavdëroi për guximin e tij.

Lushi shkroi se, Klinaku nuk u frikësua në luftë për liri e nuk frikësohet as në paqe.

“Faton Klinaku është shqiptar me dinjitet. Denjësia e tij është shembull i njerëzisë dhe kualitetit patriotik. Vetëm të padinjitetshmit nuk mund ta kuptojnë këtë. Njeriun me dinjitet mund ta burgosësh apo ta ekzekutosh me plumba, por dinjitetin nuk mund ja asgjëson. Faton Klinaku nuk u frikësua në luftë për liri dhe ai e njerëzit si ai nuk frikësohemi as në paqe. Faton Klinaku është modeli i shqiptarëve të së ardhmes. Shqiptarët e ardhmërisë, të gjithë, do të kenë dinjitet dhe nuk do të bëjnë asnjë kompromis me dinjitetin-- as personal dhe as grupor.

Të faleminderit Faton Klinaku për qëndrimin tënd të dinjitetshëm!,” ka shkruar Lushi.

Ky postim bëri që të fillojnë reagimet e Ibrahim Kelmendit.

Ai tha se po e nxit të shkojë edhe ky te Nasimi.

“Po e nxit të "shkon" edhe ky të Nasim Haradinaj?

Jo çdo patriotizëm, qoftë edhe i dinjitetshëm, siç e mendon Ti, është racional dhe i dobishëm për Shtetin tonë!

E kupton apo duhet me ta "vizatua"?”, komentoi Kelmendi.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i Uk Lushit.

“Ani ti! Ani Ibrahim Kelmendi! Po thua t'mos guxojmë të flasim, apo si? Po ku ka gjykatë që guxon të ndalojë të shprehurit bre?! A jeni more në vete?!

Ti Ibrahim mund të shkosh e dëshmosh në Gjykatë po deshe, ama mendimin e lirë nuk guxon as ti e asnjë gjykatë në botë ta ndaloni!”, shkruajti ai.

Kurse, Kelmendi i është kundërpërgjigjur me një reagim tjetër, ku i që të moz dezinformon.

Sipas tij, Smith e ka përdorur deklaratën e Klinakut si argument kundër Kadri Veselit.

“Uk Lushi, asnjë gjykatë nuk ia ka ndaluar kujt të shprehurit as nuk ka paralajmëruar! Mos dezinformo e mos mashtro, të lutëm. Kryeprokurori Smith e ka përdor deklaratën e Fatonit "se do të publikojmë dosjet që do të na vinë", si argument që të mbahet Kadri Veseli në burg hetues, të mos lirohet të mbrohet në liri.

Të devotshmit janë korrekt në shtjellim të tematikës, apo?

As Nasimi nuk kishte të drejtë të publikonte "dosje", as Fatoni nuk ka të drejtë ligjore ta paralajmëron se do ta bën të njëjtën gjë.”, shkruajti ai

Kurse Lushi i tha Kelmendit se po rren.

“Ibrahim Kelmendi po rren. Nuk mund publikon diçka që se ke. Po t'i kisha, ka thënë. Mos gënje. Nuk mund inkriminon për diçka që s'ka ndodhur. Mjaft me idiotizma. Edhe prokurorët mund të jenë idiotë”.

Por, Kelmendi nuk ndalet me kaq.

“Uk Lushi, po e risjell atë që shkrova:

Kryeprokurori Smith e ka përdor deklaratën e Fatonit "se do të publikojmë dosjet që do të na vinë", si argument që të mbahet Kadri Veseli në burg hetues, të mos lirohet të mbrohet në liri.

Nëse ke harruar shqipen, siç iu ndodh shpejt ju shqiptaro-amerikanëve, përkthe ne amerikansiht me google.

Nuk të paska hije ta degjenerosh edukatën familjare, sepse kam ngrënë një veksh pasul para Teje.

Shëndet dhe respekte!

PS. Lute Fatonin që të mos gabon si atëherë Nasimi dhe Gucati, sepse më vjen keq të përfundon edhe ky në Hagë”, shkroi ai.

Në anoj tjetër, Lushi i drejtohet Kelendit se a ke pak logjikë?

“Ibrahim, a ke pak logjikë ti?!!!

E kujt është detyra t’i ruaj dosjet? E gjykatës dhe prokuroria apo njerëzve tjerë?!

Gjykata ka dështuar duke mos mbrojtur dosjet. Dikush nga gjykata qe ka lejuar rrjedhjen duhet të shkojë ne burg”, shkruan ai.

Pas kësaj, Ibrahim Kelmendi e shkruan një postim të gjatë ku i tregon në detaje për Smithin.

“Uk Lushi, ndoshta nuk ke informacion as përvojë, se po bleve televizionin që hajni e ka vjesh në shitore apo në shtëpi private, bën veprim inkriminues. Nuk mund të arsyetohesh, pse nuk është përkujdesur shitorja apo familja, që t'mos ia vjeshin televizorin. E njëjta vlen nëse angazhohesh për ta ndihmuar plaçkitësin e një banke për t'i legalizuar të hollat e plaçkitura. Nuk mund të arsyetohesh se banka është fajtore që nuk i ka ruajt më mirë.

Kështu, pra, i keni gjet ca patriotë njëdimenzional, që t'i shpërdoroni të angazhohen kundër institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat i financojnë dhe i menagjojnë profesisonistët e USA-ve dhe BE-së.

Vërtet, nuk e ke idenë, sa ndihet e fyer USA kur shpifet për Kryeprokurorin e ZPS-së, Smith, dhe cilat pasoja ka në rritjen e pendimit të amerikanëve, pse e kanë bombarduar Serbinë për hir të shqiptarëve, e tani këta shqiptarë nuk duan të kuptojnë se ishte pikërisht ide edhe insistim amerikan formimi i "gjykatës speciale" në këtë formë - që ta demantonte e diskreditonte "akt-gjykimin" (Ramortin e Dik Martyt) nga Asambleja e Këshilli Europian (më 7 janar 2011)?

Uroj të reflektosh.

RESPKTE!”, përfundon debatin Kelmendi.

Edhe Uk Lushi në fund i kundërpërgjigjet me një koment.

“More mos na shit dushk për gogla. Nuk krahasohet TV e vjedhur qe nuk e cenon interesin publik si publikimi i diçkaje qe ka shkelur besimin e publikut. Ti je ai pa përvojë. Në Amerikë e ke obligim te publikosh sekrete nëse interesi publik shkelet dhe shteti bën shkeljen.

Por edhe njëherë: kush nga Gjykata i ka lënë sekretet të dalin? Ata duhet të shkojnë në burg.

Lej pallavrat.”, përfundon Lushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat