Deklarohet Lladrovci, e zbulon se cilin kandidat mbështet për kryetar të PDK-së?!

Aktuale

Deklarohet Lladrovci, e zbulon se cilin kandidat mbështet për kryetar të PDK-së?!

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 22:09
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili vjen nga radhët e PDK-së, ka folur për zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen me datën 3 korrik, në këtë parti.

Lladrovci duke folur ka hedhur poshtë mundësinë e një kandidimi për kryetar partie duke thënë se nuk ka ambicie të tilla.

“Jo, nuk kam pasur as kam ambicie për karrierë politike. Besoj fort se Konventa do të shpreh respektin dhe nderimin e plotë për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, që padrejtësisht mbahen larg familjeve, organizimit institucional dhe politik, me rëndësi për vendin”

I pyetur se cilin nga emrat e përfolur mbështet për kryetar të PDK-së, Lladrovci u përgjigj kështu.

“Pres që Konventa ta njoh po ashtu lidershipin e z. Hoxhaj për angazhimin e tij të pandalshëm që PDK të mos e humb as tehun e veprimit, as aksionin prijës politik në favor të shtetit dhe qytetarëve”

Ai tutje tha se pret që Konventa të sjell unitet për partinë dhe rikthim të fuqishëm të PDK-së për zgjedhjet lokale.

“Konsideroj se Konventa do të sjell unitet aq të domosdoshëm për shkak të rrethanave të liderëve tanë në Hagë po ashtu edhe për rikthimin e PDK-së, në krye të besimit të qytetarëve për zgjedhjet komunale” tha Lladrovci.

Kryesia e PDK-së, një ditë më parë, vendosi që Konventa e Përgjithshme të mbahet me datën 3 korrik.

Deri tani janë përmendur disa emra të mundshëm për të kandiduar për kryetar të PDK-së, por asgjë nuk është zyrtare.

Gent Cakaj, ish-ministtri i Jashtëm i Shqipërisë, si një emrat e përfolur për kryetar të PDK-së, ka mohuar kategorikisht diçka të tillë.

Cakaj ka deklaruar se nuk synon të bëhet pjesë e asnjë partie politike në Kosovë dhe se për momentin është tërhequr nga jeta publike.

Një emër tjetër si shumë i përfolur për të kandiduar për kryetare të PDK-së është edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Çitaku ende nuk ka pohuar dhe as mohur diçka të tillë por vetëm ka përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve në PDK.

Një kandidat potencial për të rimarrë sërish kryesimin e PDK-së, po shihet edhe UD. së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Kështu ka marrë vesh media nga burime të saj brenda PDK-së.

“Është çështje e kryer, Hoxhaj do ta marrë drejtimin e partisë. Mund të ndodh dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë as kundër kandidat”, ka thënë ky burim.

Një emër po ashtu mjaft i lakuar është edhe ai i deputetit, Memli Krasniqi, megjithëse i njëjti ende nuk është deklaruar në lidhje me këtë çështje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat