Spahiu: Macron është i rëndësishëm për Kosovën edhe për një arsye tjetër

Aktuale

Spahiu: Macron është i rëndësishëm për Kosovën edhe për një arsye tjetër

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 19:21
Nexhmedin Spahiu

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka thënë se Franca është një shtet mik i rëndësishëm për Kosovën.

Ai po thotë se duhet të shfrytëzohet afria e Francës me Rusinë dhe Serbinë si shteti i vetëm perëndimor që ka këtë lloj raporti me këto dy shtete kundërshtare të pavarësisë së Kosovës.

“Kur flasim për BE-në, që për ne është shumë e rëndësishme, atëherë mendohet në Gjermani dhe Francë. Lajçak dhe Borrel janë terma administrativë të diplomacisë, por thelbi i BE-së është Merkel dhe Macron. BE është ajo çka thotë Merkeli dhe Macroni”.

“Macroni është i rëndësishëm edhe për një arsye tjetër për shkak të lidhjeve që ka Franca historikisht me Rusinë, si njëfarë lloji ose si me thënë qëndrimi më i zbutur i Perëndimit ndaj Rusisë, kur Perëndimi zgjidh çështje me Rusinë atëherë shteti më i afërt që është me Rusinë është Franca dhe ky është një rol shumë i rëndësishëm. Për të goditur pazarin përfundimtar me Serbinë rreth njohjes së Kosovës. Franca është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën dhe sigurisht që është vend përkrahës”.

Spahiu ka thënë se në marrëveshjen përfundimtare do të ndikojë me doemos edhe presioni i shteteve që do t’ia bëjnë Serbisë dhe jo vetëm takimet e liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat