Ndërpritet seanca e Kuvendit

Aktuale

Ndërpritet seanca e Kuvendit

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 07:47
Kuvendi i Kosovës

E plotësuar (17:15) - Është ndërprerë seanca e Kuvendit. Pas pauzës, Kuvendi vazhdoi punimet duke përsëritur votimin për rekomandimin e shkarkimit të anëtarëve të KPMSHC-së.

Paraprakisht Vetëvendosje kërkoi zhvendosej të kësaj pike, por kjo dështoi.

Meqenëse dështoi kërkesa e VV-së, në Kuvend u hodh sërish në votim rekomandimi për shkarkim të anëtarëve të KPMSHC-së. Në votimin e dytë për shkarkimin e anëtarëve të KPMSHC-së, sërish s’pati kuorum.

Kryesuesi i mbledhjes në fund njoftoi se për vazhdimin e saj deputetët do të njoftohen me kohë.

***

Mazhoranca në Kuvendin e Kosovës nuk ka siguruar votat e nevojshme për shkarkimin e pesë anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Vetëm 55 deputetë morën pjesë në procesin e votimit, andaj në mungesë të vendimmarrjes kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë. Megjithatë, tentimi për shkarkim të këtij këshilli u kundërshtua nga opozita dhe u konsiderua si tendencë arbitrare për kapjen e institucioneve.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, duke arsyetuar shkarkimin, tha se i njëjti duhet të bëhet për shkak të politizimit dhe emërimet jo meritore.

Muja: Kërkojmë të votohet shkarkimi i këtyre anëtarëve për arsye të politizimit

“Kërkojmë të votohet shkarkimi i këtyre anëtarëve për arsye të politizimit dhe emërimet jo meritore që kanë qenë një nga shqetësimet kryesore të BE-së, e të cilat janë shfaqur në raportin e progresit prej vitit 2013 deri 2020. Politizimi dhe nominimi nepotist dhe jo meritor...Ky bord nuk është meritor, është politikë nga natyra”, tha Muja.

Këtë arsyetim të deputetit Muja e kundërshtoi kolegu i tij nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, shefi i grupit parlamentar Abelard Tahiri, i cili tha se me këtë veprim deputetët e mazhorancës po bëjnë vepër penale.

Tahiri: Me këtë veprim deputetët po bëjnë vepër penale

“Të jesh deputet i Kuvendit të Kosovës nuk do të thotë që ke mundësi të abuzosh me detyrën zyrtare. Njëjtë sikur ministër, kemi pasur raste kur atyre iu ka ngritur aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Sot këta deputetë që janë sponsorizua të kësaj iniciativë, jo ata që e votojnë, po bëjnë një vepër të pastër penale. Duke keqpërdorur pozitën e deputetit, duke propozuar shkarkimin e këtyre anëtarëve pa pasur bazë ligjore dhe vendim të ndonjë gjykate që këta kanë bërë veprime në kundërshtim me ligjin. Në anën tjetër, nuk mund të bësh vlerësim kolektiv, por për secilin”, tha Tahiri.

Edhe deputeti nga radhët e LDK-së, Agim Veliu akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet për shkatërrim të institucioneve të pavarura kushtetuese.

Veliu: Është një logjikë arbitrare e shkatërrimit të institucioneve të pavarura kushtetuese

“Shprehim shqetësimin tonë me këtë veprim të komisionit, i cili me shumicë një partiake ka vendosur t’i rekomandojë kuvendit në mënyrë të kundërligjshme për ndërprerje të mandatit të anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës... Është një logjikë arbitrare e shkatërrimit të institucioneve të pavarura kushtetuese”, tha Veliu.

Kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje ka shprehur edhe shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri.

Tahiri: Shkeljet e Këshillit duhet të ishin në mënyrë individuale dhe jo kolektive

“Ky këshill ka një mandat që buron prej këtij Kuvendi. Ndërprerja e këtij mandati do të duhej të vinte mbi një vlerësim që duhet të bënte komisioni apo një trup i cili do të analizonte shkeljet e këshillit si organ kolektiv dhe jo si anëtarë dhe njerëz individualë në këtë këshill”, tha Tahiri.

Pas këtij debati, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka caktuar një pauzë të punimeve të seancës plenare deri në orën 16:00. 

***

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ai aktual Arben Vitia janë përplasur sot në Kuvend rreth infermierëve të angazhuar gjatë pandemisë me koronavirus.

Zemaj ka quajtur mashtrues ordiner ministrin e Shëndetësisë, duke e akuzuar për shkëputje të kontratës me infermierët me një njoftim që ai e ka cilësuar si skandaloz.

Ministri Vitia ka sqaruar se infermierët e angazhuar për luftimin e COVID-19 kanë qenë pjesë e projektit të Bankës Botërore dhe me kontrata me afate të caktuara, për kohën sa institucionet shëndetësore kanë pasur nevojë për infermierë shtesë.

Ai ka thënë se të njëjtit nuk mund të kalojnë në buxhet të Kosovës, andaj ka pasur një konkurs të ri në të cilin kanë mundur të aplikojnë të gjithë infermierët.

Vitia: Nëse dikush u ka premtuar infermierëve vazhdim të kontratës, i ka mashtruar

“Nëse ish-ministri apo kushdo u ka premtuar se mund t’iu vazhdohet ky afat, atëherë fatkeqësisht ata janë mashtruar”, ka thënë Vitia.

Por, deputeti nga radhët e LDK-së Armend Zemaj i është kundërpërgjigjur ministrit Vitia duke thënë se nuk do të ketë nevojë për angazhim të infermierëve vetëm nëse përfundon pandemia në Kosovë.

Zemaj: Ministri Vitia, mashtrues ordiner

“Më vjen keq për fjalorin e tij tipik mashtrues, jo mashtrues, por mashtrues ordiner. Pse po e them këtë dhe po e faktoj pikërisht në atë që e tha dhe e potencoi me gojë të vetë. Angazhimi i stafit mjekësor dhe operacional është bërë në bazë të ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, edhe ky angazhim nënkupton për nevoja urgjente. Nëse ky ministri gjeni deklaron ligjërisht që pandemia COVID-19 ka përfunduar në Republikën e Kosovës, atëherë nuk do të ketë nevojë për angazhim të llojit të këtij stafi”, ka thënë Zemaj.

Për më tepër, Zemaj tha se nuk u kanë premtuar asgjë infermierëve dhe se çdo gjë është bërë në bazë të ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Zemaj: Infermierëve u është shkëputur kontrata me një njoftim skandaloz

“Keni bërë diçka të pandashme duke u shkëputur kontratën me një njoftim skandaloz dhe pa asnjë falënderim. Së paku një falënderim moral”, tha Zemaj.

Ministri Vitia i është kundërpërgjigjur deputetit Zemaj se po përpiqet të manipulojë qytetarët me këtë çështje.

Vitia-Zemajt: Është për të ardhur keq që mundoheni të manipuloni infermierët

“U kërkova falje në emrin e juaj, sepse unë jam ministër i Shëndetësisë tani, dhe si institucion në mënyrën si e bëni ju sinqerisht është për të ardhur keq. Ju si ministër e dini qartë si kanë qenë kontratat e tyre, në momentin që e dini si kanë qenë kontratat e tyre dhe për t’u ngritur kjo çështje është për të ardhur keq si mundoheni t’i manipuloni politikisht këta infermierë, të cilët sinqerisht kanë shërbyer në mënyrën më të mirë gjatë kësaj kohe”, ka thënë Vitia. 

***

Haradinaj kërkon arbitrazh nëse Mali i Zi s’ka gatishmëri për korrigjim të kufirit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka propozuar tri pika Qeverisë së Kosovës për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Ai tha se nëse shteti fqinj nuk ka gatishmëri për korrigjimin e kufirin në pjesën e Qakorrit dhe Kullës, çështja të kalojë në arbitrazh.

Gjatë seancës plenare, Haradinaj i cili është edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës tha se ekzekutivi duhet sa më shpejt të formojë Komisionin Shtetëror për shënimin e kufirit.

Haradinaj: Qeveria të formojë komisionin shtetëror për shënimin e kufirit

“Qeveria e Kosovës të formojë Komisionin Shtetëror për shënimin e kufirit. Ai komision nuk është ekzistues, ka pasur shkarkime dhe dorëheqje. Ju duhet ta krijoni këtë komision për të mos lënë vakum dhe qeveria të mos ndodhet në befasi. Ky komision duhet të jetë funksional. Ju premtoj se si AAK ju përkrahim qoftë me ekspertizave apo punën që i bën ky komision. Arsyeja që duhet të krijohet ky komision është se nuk ka ndodhur demarkimi, nuk është i shënuar kufiri me Malin e ZI. E di që jam kritikuar dhe keni thënë që i kemi falë dhe marrë tokë, por duhet ta kuptoni se në procedurë të punës, nuk ka dalë komisioni i Kosovës dhe Malit të Zi për t’i vendosur gurët. Kufiri që është sot, është kufiri që e kemi gjetur edhe para marrëveshjes”, tha ai.

Në deklarimet jashtë rendit të ditës, Haradinaj tha se me Malin e Zi duhet të krijohet një trupë e përbashkët punuese për shënjimin e kufirit, pastaj Kosova t’i paraqesë të gjeturat e veta, siç janë marrëveshja e nënshkruar, raporti i Komisionit Shtetëror me gabimet në marrëveshje dhe deklaratat e dy presidentëve për korrigjim në drejtimin e Qakorrit dhe Kullës.

Haradinaj: Nëse Mali i Zi nuk shpreh gatishmëri, kjo çështje duhet të kalojë në arbitrazh

“Veprimi i radhës, ngritja e një trupe punuese të përbashkët Kosovë – Mali i Zi për shënjimin e kufirit. Kur të bëhet kjo trupë e përbashkët, Kosova duhet t’i paraqesë Malit të Zi të gjeturat e veta: marrëveshja e nënshkruar, raporti i komisionit shtetëror me të gjeturat, gabimet në marrëveshje dhe deklarata e dy presidentëve për korrigjim në dy drejtime, atë të Qakorrit dhe Kullës. Mos ndërmerrni veprime pa këtë radhë, sepse vetes do t’i shkaktoni probleme vetes dhe Kosovës. Nëse Mali i Zi nuk shpreh gatishmëri e dini çka pason, kjo çështje duhet të kalojë në arbitrazh. Mali i Zi është mik, nuk kemi arsye të krijojmë tensione, por duhet të shkojë në arbitrazh”, tha Haradinaj.

Ndryshe, në mars 2018, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e demarkacionit u zhvillua nën tensione e masa të shtuara të sigurisë.

Lëvizja Vetëvendosje tentoi që ta pengojë ratifikimin e demarkacionit përmes hedhjes së gazit lotsjellës.

Hedhja e gazit lotsjellës dhe ndërprerja e seancës në katër rastet kur është provuar të votohet për ratifikimin e demarkacionit, ka sjellë si rezultat largimin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga salla e Kuvendit nga Policia e Kosovës.

Ratifikimi i marrëveshjes u bë me 80 vota për, 11 kundër dhe asnjë abstenim.

Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht 2015, në Vjenë.

***

Vitia dhe Zemaj përplasen në Kuvend për ndërprerjen e kontratave për infermierët që u punësuan gjatë pandemisë

Ndërprerja e kontratave të stafit mjekësor që ishin angazhuar gjatë pandemisë COVID-19, ka nxitur replika të ashpra mes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ish ministrit të këtij dikasteri, Armend Zemaj.

Vitia në fjalimin e tij në Kuvend, deklaroi se kontratat për infermierët ishin lidhur kur ka pasur nevojë nëpër institucione shëndetësore, dhe nëse ish ministri Zemaj ka premtuar se do të vazhdojnë kontratat, atëherë ata janë mashtruar.

“Infermierët kanë lidhur kontratë kur ka pasur nevojë nëpër institucione shëndetësore. Kanë qenë kontrata me afat të caktuar, nëse ish ministri ju ka premtuar se mund të iu vazhdohet atëherë ata janë mashtruar. Kemi respektin maksimal për këta infermierë, por ky është realiteti”, deklaroi ai.

Pas kësaj, i menjëhershëm ishte reagimi i ish ministrit Armend Zemajt, ai tha se është për keqardhje fjalori i ministrit Vitia, duke shtuar se nuk e ka mashtruar askënd.

“Ministër i Shëndetësisë më vjen keq për fjalorin tuaj mashtrues, mashtrues ordiner. Angazhimi i stafit mjekësor është bërë në bazë të ligjit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, ky angazhim nënkupton për nevoja urgjente. Nëse ky ministër gjeni, deklaron ligjërisht që pandemia ka përfunduar në Republikën e Kosovës, atëherë nuk do të ketë nevojë për angazhim tutje, të këtij stafi”, deklaroi ai.

Tutje, ai shtoi se stafi mjekësorë e dinë shumë mirë se çfarë kontrata kanë nënshkruar.

“E dyta, ministër ne nuk e kemi mashtruar askënd, ashtu siç po bëni ju. Ata nuk janë analfabetë funksional, janë të gjithë me shkollim adekuat, dhe e din se çfarë kanë nënshkruar dhe afatin e kontratës”, shtoi tutje ai.

Ndryshe, stafi mjekësor që tashmë iu ka përfunduar kontrata ka protestuar disa herë në shenjë pakënaqësie.

Ramush Haradinaj ka një kërkesë për kryeministrin Kurti, lidhet me Demarkacionin me Malin e Zi

Në pjesën e deklarimeve jashtë rendit të ditës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka propozuar qeverisë që të formojë sa më parë komisionin për shënjimin e kufirit.

Ai tha se akoma nuk janë vendosur gurët në kufirin Kosovë Mali i Zi, dhe kjo gjë duhet të bëhet.

“I porpozoj qeverisë së re, ndoshta nga mospërvoja…Së pari qeveria duhet ta formojë komisionin shtetëror për shënjimin e kufirit, është veprimi i parë që duhet bërë, ky komision duhet me qenë funksional. Ju përkrahim si alencë, qoftë me ekpertizë, e kemi përkrah edhe në të kaluarën”, tha Haradinaj në Kuvend.

“Ende nuk janë qitë gurtë Kosovë-Mali i Zi…Komisioni duhet të krijohet…Mos harroni ky parlament ka hy në obligim me i zbatu të gjeturat e komisionit shtetëror, të votuar në këtë parlament”, u shpreh ai ndër të tjera.

Tutje tha se nëse Mali i Zi nuk shpreh gatishmëri, atëherë duhet çështja të kalojë në Arbitrazh.

“Nuk duhet krujuar tensione të panevojshme por të shkohet në Arbitrazh”, përfundoi ai.

***

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti sot në seancën e Kuvendit ka folur për marrëveshjen e Washingtonit dhe ujdinë lidhur me liqenin e Ujmanit, për çka tash doli edhe studimi i fizibilitetit nga amerikanët.

‘’Duke qenë në qeveri, presim që të tregohet maturi për këtë marrëveshje. Tash doli raporti për Ujmanin, ka qenë absurd atëherë të thuhet se kjo marrëveshje cënon sovranitetin. A e cënon sovranitetin e Kosovës studimi i fizibilitetit për liqenin e Ujmanit i përgatitur nga Amerika. Ju kam thënë të mos nguteni sepse koha po i nxjerr të vërtetat dhe mashtrimet. Amerika e ka konfirmu se do të vazhdoj të zbatoj këtë marrëveshje’’ tha Hoti.

‘’Duhet t’i zbatojnë këto projekte përndryshe nuk do ta  kenë gjatë”

***

​Kusari: Intervistat me kandidatë në Kuvendin e Kosovës të incizohen dhe të bëhen në praninë e mediave

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se të gjithë ata që aplikojnë në pozita udhëheqëse, intervistimi dhe votimi i të cilëve bëhet në Kuvendin e Kosovës, duhet të incizohen, e rrjedhimisht dhe mediat duhet të jenë prezente.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, shefja e deputetëve të partisë në pushtet, ka thënë se në këtë mënyrë sigurohet transparenca dhe kontribuohet barazia gjinore.

Kusari-Lila: Intervistat për kandidatët e zgjedhur që realizohen në Kuvend të incizohen dhe mediat të jenë prezentë

“Për të ngritur transparencën në procesin zgjedhor, në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje kam kërkuar në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, që intervistat për kandidatët e zgjedhur të incizohen dhe mediat të jenë prezente në sallë që të kenë mundësi dhe qasje, të shohin edhe performancën e kandidatëve gjatë intervistimit. Të gjithë ata të cilët aplikojnë në pozita udhëheqëse dhe profesionale, të cilat administrohen dhe votohen nga ky Kuvend, duhet të kenë aftësitë prezantuese që të ndjehen rehat nëse përgjigjen para kamerave sepse publiku ka të drejtë të dijë kush do të drejtojë institucionet kryesore të vendit”, tha ajo.

Kusari-Lila ka thënë se këtë e ka propozuar në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, por nuk ka gjetur mbështetje nga partitë opozitare.

Ajo tha se bordet dhe trupat udhëheqëse kolegjiale do të kenë kushtin e barazisë gjinore dhe sipas saj përfaqësimi gjinor do te jetë kriter para se list


***

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 11:00.

Kuvendi ka njoftuar për pikat e rendit të ditës:

”Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”,

Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performacës zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”,

Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performacës “Procesi i licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtja e ambientit nga kjo veprimtari”,

Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performacës “Organizimi dhe menaxhimi i Investimeve të Teknologjisë së Informacionit në Institucionet Publike”,

Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave, dhe Propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat