Nga PDK tregojnë se kur do të zyrtarizohen kandidaturat për kryetar të partisë

Aktuale

Nga PDK tregojnë se kur do të zyrtarizohen kandidaturat për kryetar të partisë

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 08:47
PDK

Kandidaturat për të parin e Partisë Demokratike të Kosovës duhet të zytarizohen deri më datë një korrik. Kështu ka bërë të ditur zyrtari i kësaj partie, Betim Gjoshi.

Ai ka konfirmuar se ka interesim për kandidaturën e Memli Krasniqit dhe Enver Hoxhajt, megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare.

“Ka interesim të z.Krasniqi. Kemi parë një interesim prej kryetarit aktual të partisë, kemi parë edhe te të tjerët por nuk ka kandidatura zyrtare’, theksoi ai.

Ndryshe, PDK zgjedh të parin e partisë më tre korrik, të shtunën e javës së ardhshme.

Deri më tani nuk është zyrtarizuar asnjë kandidaturë. Emra të mundshëm për ta drejtuar partinë janë përmendur Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi e Vlora Çitaku, por kjo e fundit ka mohuar se synon një pozitë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat