96 pacientë po trajtohen në klinikat dhe spitalet COVID

Aktuale

96 pacientë po trajtohen në klinikat dhe spitalet COVID

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 12:27
Ilustrim

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në spitalet e përgjithshme dhe në dy klinikat Covid të QKUK janë duke u trajtuar 96 pacientë nga Covid-19.

Sipas njoftimit, 26 nga ta janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Në ndërkohë sipas ShSKUK-së një është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

96 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe dy klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Bazuar nga raportimet që kanë bërë këto njësi, në trajtim janë 96 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 65 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 68 pacientë, 11 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 1 në gjendje të rënduar dhe 53 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 11 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë+18 pacientë post-covid në Klinikën Infektive

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 28 pacientë

15 të konfirmuar pozitivë

12 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 1 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat