Bombë ndaj ish-bashkëluftëtarit të Tahir Zemajt, ‘zbardhen’ disa detaje të padëgjuara, përmendet edhe Haradinaj - ja pamjet e rralla

Aktuale

Bombë ndaj ish-bashkëluftëtarit të Tahir Zemajt, ‘zbardhen’ disa detaje të padëgjuara, përmendet edhe Haradinaj - ja pamjet e rralla

Nga: N. H Më: 27 qershor 2021 Në ora: 20:35
Tahir Zemaj, Presidenti Rugova dhe Ramiz Muriqi

Një faqe në Facebook me emrin “Dr. Ibrahim Rugova – Na Mungon”, ka publikuar disa pamje të rralla nga një anketat me bombë ndaj Ramiz Muriqit, ish-bashkëluftëtarit të Tahir Zemajt.

Kjo ngjarje kishte ndodhur në 25 shtatorin e vitit 2003 ne Pejë, kur një bombë kishte shpërthyer në makinën e Muriqit, dëshmitar i rëndësishëm në gjyqin kundër Grupit të Dukagjinit, i cili ishte aktivist i Lidhjes Demokratike ë Kosovës (LDK).

Bomba e telekomanduar në distancë shpërtheu sapo Muriqi nisi makinën e tij në një rrugë qendrore të Pejës.

Makina e blinduar e kishte shpëtuar nga vdekja personin nën shënjestër. Pavarësisht kësaj, Muriqi ishte plagosur lehtë në këtë sulm, ndërsa pjesa e përparme e makinës ishte dëmtuar plotësisht.

Madje, sipas kësaj faqeje, Ramiz Muriqi, ishte dëshmitari kryesore kundër Daut Haradinajt.

Ja pamjet:

Image
Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat