Presidentja Osmani takohet me raportuesen për Kosovën në PE, von Cramon, ka një kërkesë për të

Aktuale

Presidentja Osmani takohet me raportuesen për Kosovën në PE, von Cramon, ka një kërkesë për të

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 16:21
Viola von Cramon-Taubadel dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim një delegacion të Parlamentit Evropian të udhëhequr nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, znj. Viola von Cramon-Taubadel.

Në takim theks i veçantë është vënë në perspektivën Evropiane të Republikës së Kosovës, mbështetjen e ofruar nga Bashkimi Evropian për vendin tonë ndër vite, si dhe për nevojën për përmbyllje të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për qëndrimin pozitiv të Parlamentit Evropian për sa i përket liberalizimit të vizave, derisa theksoi që ka shumë potencial për të intensifikuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e institucioneve të BE-së karshi Kosovës. 

Sipas saj, institucionet e reja në vend janë të gatshme për të udhëhequr reformën, si në fushën e sundimit të ligjit, krijimin e vendeve të reja të punës, investimin në bujqësi dhe avancimin e Agjendës së Gjelbër. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka bërë thirrje për prezencë dhe ndihmë të shtuar nga ana e BE-së për të siguruar mbarëvajtjen dhe qëndrueshmërinë e këtyre proceseve.

Në takim u fol edhe për dialogun me Serbinë, me ç‘rast Presidentja Osmani theksoi se ky proces duhet të përmbyllet me njohje nga ana e saj dhe se  marrëveshjet e arritura duhet të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat