Publikohen pamje nga mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së, ja kush është i pranishëm

Aktuale

Publikohen pamje nga mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së, ja kush është i pranishëm

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 18:55
Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike është mbledhur pak ditë para mbajtës së konventës ku do të zgjidhet kryetari i i ri i partisë.

Ish deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku ka publikuar një foto nga kjo mbledhje ku shihet se po merr pjesë edhe ish shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Adem Grabovci.

Grabovci ka disa vite që po qëndron larg zhvillimeve politike dhe publikut në përgjithësi.

Ndryshe, deri tash asnjë kandidaturë zyrtare nuk ka. Nderkohë që përmenden dy kandidat potencial për të marrë drejtimin e PDK-së, ai i Enver Hoxhajt dhe Memli Krasniqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat