Osmani: “Java e Krenarisë” është një rikujtim për të festuar mendimet dhe përkatësitë tona

Aktuale

Osmani: “Java e Krenarisë” është një rikujtim për të festuar mendimet dhe përkatësitë tona

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 19:03
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në hapjen e “Javës së Krenarisë” që u bë sot në objektin e Qeverisë së vendit duke thënë se kjo javë është një mundësi për ta çmuar diversitetin në shoqërinë e Kosovës.

Sipas Osmanit, ta përqafosh diversitetin në një shoqëri duhet që përfundimisht të konsiderohet si një vlerë e shtuar, sepse sipas saj, ai sjell edhe diversitet në të menduar dhe si i tillë ai kontribuon në zhvillimin e mendimit kritik.

“Një gjë është e qartë, dashuria është dashur dhe këtë nuk do duhej ta mohonte, kundërshtonte apo ta sfidonte askush, sepse ajo është e pastër dhe nuk bëhet në baza selektive. Prandaj si të tillë do duhej ta respektonim pa asnjë kusht”, është shprehur Osmani.

Tutje, e para e shtetit tha se ““Java e Krenarisë” është një rikujtim për të festuar çdo anëtar i shoqërisë sonë mendimet tona dhe përkatësitë tona. Kohërat po ndryshojnë e shoqëria jonë duhet të shënojë progres”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat