Befasuese: Më së shumti milionerë brenda Vetëvendosjes dhe AAK-së, ja kur radhiten LDK dhe PDK

Aktuale

Befasuese: Më së shumti milionerë brenda Vetëvendosjes dhe AAK-së, ja kur radhiten LDK dhe PDK

Nga: P.R Më: 28 qershor 2021 Në ora: 21:01
Kuvendi i Kosovës

Eugen Cakolli nga KDI, përmes një postimi në facebook ka reaguar pasi Agjencia e Antikorrupsionit në Kosovë ka publikuar deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë në Kosovë.

Sipas Cakollit, më së shumti deputetë që janë pasuri milionëshe gjenden brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë deklaruar pasuri në vlerë prej plot 720 milion eurosh, apo gati sa 1/3 e buxhetit të vendit. Më së shumti deputetë milionerë ka grupi parlamentar i LVV-së – me 4 sosh, pasuar nga AAK-ja, LDK-ja dhe PDK-ja – me nga 2 deputetë milionerë secila, si dhe Lista Serbe e Grupi Multietnik që kanë secila nga një deputet milioner”, ka shkruar Cakolli, përcjellë “Bota sot”.

“Deputetët kanë dekaluar rreth 210 milion euro pasuri të paluajtshme, rreth 13 milion euro pasuri të luajtshme, rreth 480 milion euro aksione në shoqëri komerciale, 155 mijë euro në letra me vlerë, kurse 17 milion euro para të gatshme”, shkruan Eugen Cakolli nga KDI, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat