A ka kontakte me Thaҫin e Veselin nga Haga, flet Ramiz Lladrovci

Aktuale

A ka kontakte me Thaҫin e Veselin nga Haga, flet Ramiz Lladrovci

Nga: H.O. Më: 29 qershor 2021 Në ora: 09:34
Arkiv

I pyetur nga gazeta ‘Bota sot’, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci nëse ka kontakte me bashkëluftëtarët që po mbahen në Hagë, ai ka thënë se nuk ka kontakte me ta.

Sipas tij, paditë e armiqve tanë nuk mund të jenë pasqyrë as vlerësim për heronjtë tanë të luftës dhe paqes.

Lladrovci thotë se padrejtësia ndaj tyre duhet të korrigjohet.

“Jo, nuk kam kontakt, por, kjo padrejtësi ndaj tyre pres të korrigjohet. Paditë e armiqve tanë nuk mund të jenë pasqyrë as vlerësim për heronjtë tanë të luftës dhe paqes. Pajtimet apo mospajtimet tona të brendshme nuk guxojnë ta lëkundin besimin tonë të thellë në udhëheqësit tanë të UÇK-së që sulmohen për më shumë se 20 vjet nga një superfuqi dhe argatët e saj në Ballkan”, vlerëson Lladrovci./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat