Kryeministri Kurti pyetet se a është i gatshëm të raportojë për dialogun, kjo është përgjigja e tij

Aktuale

Kryeministri Kurti pyetet se a është i gatshëm të raportojë për dialogun, kjo është përgjigja e tij

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 10:46
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës ende nuk ka raportuar në Kuvend për takimin e parë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Për të raportuar dhe paraqitur një platformë për dialogun, opozita vazhdon të kërkojë çdo herë nga Qeveria e Albin Kurtit.

Ky i fundit sot është pyetur se kur do të raportojë në Kuvend për dialogun me Serbinë, por nuk ka dhënë një përgjigje të prerë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.

“Çdo herë i gatshëm jam unë”, ka thënë shkurt Kurti nga Prizreni ku vizitoi sot panairin e shkollave profesionale

Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq janë takuar në Bruksel më 15 qershor, ndonëse nuk pati ndonjë zhvillim nga kjo, ndërmjetësuesit e BE-së e kanë quajtur si zhvillim pozitiv rifillimin e bisedimeve.

Kurti në këtë takim ka prezantuar katër pika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat