S’ka banesë, shtëpi, veturë e as lokal, ja sa para ka Kryespiuni i Kosovës

Aktuale

S’ka banesë, shtëpi, veturë e as lokal, ja sa para ka Kryespiuni i Kosovës

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 12:48
Petrit Ajeti

Kryespiuni i Kosovës, Petrit Ajeti, në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka deklaruar një pasuri “modeste”.

Në deklarimin e pasurisë së tij, Ajeti, thotë se nën pronësi të tij, nuk është asnjë banesë, shtëpi, lokal apo veturë.

Gjithçka që ka raportuar Ajeti në pronësi të tij, janë rreth 5 mijë euro para të gatshme, të ruajtura në dy banka të ndryshme në Kosovë.

Shtëpia në të cilën jeton dhe vetura të cilën e nget, Ajeti thotë se janë në pronësi të prindit të tij.

Ai ka deklaruar se shtëpia në emër të prindit të tij, rreth 300 m2, kap vlerën e 250 mijë eurove.

Teksa, vetura e tipit mercedes, gjithashtu në pronësi të babait të tij, kap vlerën e 4 mijë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat