Hoxha Drilon Gashi emërohet këshilltar i Kryeparlamentarit Konjufca?

Aktuale

Hoxha Drilon Gashi emërohet këshilltar i Kryeparlamentarit Konjufca?

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 16:08
Drilon Gashi

Imami nga Peja Drilon Gashi është emëruar këshilltar në Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Gazeta ka provuar të marrë konfirmim nga Kuvendi i Kosovës për angazhimin e Gashit në zyrën e Kryeparlamentarit, por nuk ka marrë përgjigje.

As hoxha Drilon Gashi nuk ka qenë i gatshëm të flasë për këtë çështje, derisa, të dhënat e tij ende nuk janë bërë publike tek seksioni i këshilltareve të Kryekuvendarit në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Siç merr vesh Gazeta angazhimi i teologut nga Peja në kabinetin e Kryeparlamentarit Glauk Konjufca ka nisur nga kjo javë.

Ndryshe, Drilon Gashi, është një nga imamët më të njohur në vend, dhe gjithashtu vlerësohet si teolog dhe ligjërues i moderuar i islamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat