Shala paralajmëron Krasniqin: Ky do të jetë rreziku nëse vije në krye të partisë – do të ketë rënie edhe të madhe të PDK-së

Aktuale

Shala paralajmëron Krasniqin: Ky do të jetë rreziku nëse vije në krye të partisë – do të ketë rënie edhe të madhe të PDK-së

Nga: N. H Më: 29 qershor 2021 Në ora: 16:32
Krenar Shala

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar dje kandidaturën për kryetar të ri të këtij subjekti politik.

Në deklaratën e shpalljes së kandidaturës së tij për kryetar të ardhshëm, Krasniqi ka thënë se PDK-ja ka nevojë për të hapur një kapitull të ri, një projekt politik për qytetarin e Kosovës.

Në lidhje me këtë kandidaturë ka reaguar, njohësi i çështjeve politike në vend, Krenar Shala.

Shala përmes një shkrimi në Facebook, ka paralajmëruar se ardhja e Krasniqit në krye të PDK-së nuk do t’i bëj mirë, madje sipas tij, do t’i vihet i tërë faji për rënien e partisë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ja shkrimi i tij:

Memli Krasniqi ma shumë e ka dashtë Hashimin se Hashimi veten.

Prandaj nuk ka m’i bo mirë partisë zgjedhja e tij si kryetar.

Nëse bohet kryetar Memli, i mbetët patatja e nxehtë në dorë në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme anëtarët e partisë me pasë kujt me ja lonë fajin për vazhdimin e rënies së partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat