Peci flet për rastin e keqpërdorimit me subvencione, zbulon informacione të reja

Aktuale

Peci flet për rastin e keqpërdorimit me subvencione, zbulon informacione të reja

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 22:57
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka folur lidhur me keqpërdorimet me subvencione, ku 10 zyrtarë shtetërorë e dy civilë të arrestuar dyshohet se janë përfshirë në ryshfet për subvencione.

Peci, ka deklaruar se ka pasur kontakte me organet e rendit, ndonëse nuk posedon informacione të detajuara lidhur me rastin.

“Aty ka ekzistu ni zinxhir tek marrja dhe dhënia e rushfetit, besoj që organet e rendit dhe Prokurorisë nuk kanë mu ndalë. Unë jam kontaktu nga organet e krimeve ekonomike, kam ofru që thjeshtë luftimi i krimit dhe korrupsionit të jetë njëra nga prioritetet. Nuk kam informacione më të detajuara, për shkak se, madje edhe organet e rendit nuk i ndajnë detajet”, ka deklaruar ai.

Sido që të jetë, ministri i dikasterit të Bujqësisë ka deklaruar se i ka të qarta veprimet që duhet ndërmarrë për ri-kompensimin e parave të subvencioneve për fermerët.

“I kam të identifikuara të gjitha veprimet që duhet me i ndërmarrë, për me mujtë me hartu politika të përshtatshme dhe me e avancu legjislacionin. Unë kam qenë i detyruar, dhe një shifër prej 9 milionë eurosh i kemi. Deri në këtë fazë, janë 4 milionë që iu janë shpërndarë fermerëve”, ka shtuar ai.

I njëjti është deklaruar gjatë ditës se rasti i kallëzimeve penale për subvencione janë objekt i hetimit penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat