Deputetja e LDK-së humb kuletën me dokumente personale

Aktuale

Deputetja e LDK-së humb kuletën me dokumente personale

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 10:16
Ilustrim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka njoftuar se i ka humbur kuleta me dokumentet personale.

Ajo tha se dyshon se kuleta i ka humbur diku tek “Qafa” në Prishtinë rreth orës 08:30.

“Sot në mëngjes, më ka humbur kuleta, me të gjitha dokumentet personale. Dokumente jashtëzakonisht të nevojshme, të gjitha janë në emrin tim personal, prandaj më identifikoni shumë lehtë. Në qofëse dikush has në atë kuletë, ju lutem më lajmëroni.

Ju jam mirënjohëse përjetësisht. Dyshoj që kuleta më ka humbur diku te Qafa në Prishtinë, rreth orës 8:30 në mëngjes. Faleminderit!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat