Mungesa e dy anëtarëve në KQZ, kërkohet që Kushtetuesja të marrë vendim më shpejt

Aktuale

Mungesa e dy anëtarëve në KQZ, kërkohet që Kushtetuesja të marrë vendim më shpejt

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 14:13
KQZ

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani ka ftuar Gjykatën Kushtetuese që të marrë vendim në lidhje me sqarimet shtesë për dy anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas kërkesës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai tha se është e vështirë të merren vendime në KQZ, në mungesë të dy anëtarëve, pasi siç tha ai për disa vendime duhen dy të tretat e votave.

“Disa prej vendimeve të rëndësishme në KQZ kërkojnë dy të tretët, në mungesë të dy anëtarëve të KQZ-së, do të mungojë vendimmarrja. E dini që ka pasur divergjenca dhe është e rëndësishme që dy anëtarët të jenë pjesë e KQZ-së”, tha ai, i cili tha se  do të ishte mirë të sqarohej çështje e dy anëtarëve të KQZ-së.

Rreth një muaj e gjysmë më parë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore ka emëruar tetë anëtarë të KQZ-së.

Sqarime shtesë janë kërkuar për nominimin e tretë për anëtarë të KQZ-së nga radhët e GP të VV-së, Gresa Bytyqi Kelmendi dhe për nominimin e dytë për anëtar të KQZ-së nga radhët e GP të PDK-së, Ilir Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat