Kurti mburret për 100 ditët: Janë kthesë drejt zhvillimit

Aktuale

Kurti mburret për 100 ditët: Janë kthesë drejt zhvillimit

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 15:00
Mbledhja e Qeverisë Kurti

(E plotësuar 17:53) -​ Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se pakoja e rimëkëmbjes ekonomike prej 420 milionë euro, do të ndahet në pesë kategori.

“Kjo pako është e përfshirë në buxhetin e rishikuar, shuma është 420 milionë euro. Në kudër të masave është edhe emetimi i bonove të diasporës, kurse sa i përket masave janë të ndara në pesë kategori, që është me mbështetjen e punësimit, masa e parë ka të bëjë me ata që kanë humbur vendin e punës për t’i kthyer në punë dhe do t’i ndajmë nga 170 euro në muaj për tre muaj. Synimi është që këtë vit të fillojmë më punësimin masiv te të rinjtë, do të ofrojmë kupon për të rinjtë që janë të interesuar të marrin trajnime të reja. Masa tjetër ka të bëjë me mbështetjen e punësimit të personave me nevoja të veçanta. Masa tjetër ka të bëjë me ringjalljen e ekonomisë dhe biznesit, do të mbështeten të gjithë prodhuesit deri në 20% të kryegjësë së kredisë, me 20% do të mbështeten edhe bizneset e grave. Masë tjetër janë investimet në Teknologji dhe milionë euro janë të dedikuara për inovacion dhe 3 milionë euro të tjera do të investohen për Parkun Inovativ në Prizren”.

Murati tha se do të mbështeten edhe familjet të cilat kanë humbur familjarët nga Covid-19.

“Janë të ndara 40 milionë euro për blerjen e vaksinave, kemi paraparë blerjen e teksteve shkollore si dhe bursa me vlerë prej 1 milion euro për nxënësit që studiojnë inxhinieri, matematikë”.

***

Mehaj: Kemi ri-destinuar 7.7 milionë euro për blerje ushtarake, kemi ulur shpenzimet

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka raportuar para kabinetit qeveritar për 100 ditë të qeverisjes, ku ka theksuar fuqizimin e mbikëqyrjes demokratike dhe civile, si dhe rritjen e transparencës në këtë institucion.

Mehaj ka thënë se qysh në ditët e para kanë marrë vendim për uljen e shpenzimeve dhe kanë ndalur të gjitha aktivitetet jashtë planit të prokurimit.

Mehaj: Kemi marrë vendim për uljen e shpenzimeve

“Fuqizimi i mbikëqyrjes demokratike civile dhe rritja e llogaridhënies dhe transparencës, për të arritur këtë objektiv deri më tani kemi marrë këto vendime e veprime: vendimi për rritjen e efikasitetit për përdorimin e veturave zyrtare, vendimi për uljen e shpenzimeve të reprezentacionit për mbi 55%, janë ndalur të gjitha aktivitetet jashtë planit të prokurimit, me qëllim të avancimit të procesit të prokurimit kemi nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me ambasadën e Britanisë dhe Ambasadën e Norvegjisë”, ka thënë ai.

Si një prej objektivave kryesore, Mehaj ka përmendur zhvillimin e kapaciteteve ushtarake në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Mehaj: Kemi ri-destinuar 7.7 milionë euro për blerje ushtarake

“Kemi bërë rishikimin e buxhetit për vitin 2021, kemi ri-destinuar 7.7 milionë euro për blerje ushtarake, kurse qeveria ka ndarë fonde shtesë për blerje 4.5 milionë euro vetëm për blerje ushtarake, konkretisht dronët. Vetëm për 100 ditë të qeverisë janë ndarë gjithsej 12.2 milionë euro për blerje ushtarake”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur se kanë pranuar pajisje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Mbretëria e Bashkuar.

Mehaj ka thënë se kanë ndarë 4.2 milionë euro për shlyerjen e borxhit të doganës, për të cilin ka theksuar se ishte i trashëguar nga qeveria e kaluar.

Ai ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i rekrutimit të 400 ushtarëve të rinj dhe Ministria e Mbrojtjes është në proces të rekrutimit të 29 kadetëve të rinj.

Si një prej sukseseve më të mëdha, ai ka përmendur zbarkimin e pjesëtarëve të forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin e parë paqeruajtës në botë dhe pjesëmarrjen, si vend pritës, në ushtrimin më të madh ushtarak amerikan, “Defender Europe 21”.

***

​​Sveçla: Angazhimi i Qeverisë Kurti në luftën ndaj krimit është vërejtur nga partnerët ndërkombëtar

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla ka thënë se në 100 ditët e para të punës së Qeverisë Kurti ka pasur dinamikë të lartë të veprimit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në mbledhjen e Qeverisë, Sveçla duke prezantuar të arriturat e dikasterit të tij, tha se edhe aleatët ndërkombëtar të Kosovës kanë vlerësuar angazhimin e Qeverisë Kurti në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Sveçla: Ky angazhim është vërejtur edhe nga partnerët tanë

“Për këto 100 ditë ne kishim një dinamikë të lartë të veprimit brenda në Kosovë, rajon dhe më gjerë duke prodhuar rezultate konkrete për qytetarët e Kosovës. Kemi sfida të mëdha para vetës dhe sidomos për parandalimin dhe luftimin e krimit, pasi si asnjëherë më parë kemi shpallur luftë të pakomoprimis kundër korrupsionit, krimit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Këtë po e bëjmë së bashku me akterët përgjegjësisë. Ky angazhim është vërejtur edhe nga partnerët tanë, në të gjitha takimet kemi marrë vlerësime të larta dhe mbështetje për të vazhduar për një vend të sigurt ku sundon rendi dhe ligji”, tha ai.

***

Vitia thotë se deri në fund të vitit do të vaksinohen mbi 60% e popullatës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se me dozat e siguruar të vaksinave kundër Covid-19, do të arrijnë të imunizojnë mbi 60% të popullatës në Kosovë. Derisa ka raportuar për 100 ditë qeverisje, Vitia ka folur edhe për furnizimin me barna esenciale, për çka ka thënë se deri në fund të vitit niveli i furnizimit me këto barna do të jetë mbi 90%.

Vitia ka thënë se prej marrjes së mandatit, prioritet kryesor e kanë pasur sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.

Vitia: Do të tejkalojmë objektivin për imunizimin e 60% të popullatës kundër Covid-19

“Qeverisjen e kemi filluar pa asnjë vaksinë në stoqet tona, më 28 mars kanë arritur dozat e parë të vaksinave të siguruara përmes mekanizmit Covax nga UNICEF-i, janë bërë ndryshime të nevojshme ligjore që I kanë hapur rrugë kontraktimit dhe sigurimit të vaksinave kundër Covid-19, dhe me datën 28 maj Kosova ka siguruar 1 milion e 213 mijë e 290 vaksina nga marrëveshja me Pfizer për vitin 2021 dhe ky moment shënon hapin më të rëndësishëm për republikën e Kosovës përballë Covid-19. Për informacion, deri më sot në Republikën e Kosovës kanë arritur 392 mijë e 980 doza dhe deri në fund të vitit janë siguruar mbi 2 milion doza që na mundëson të arrijmë objektivin tonë për imunizimin e 60% të popullatës, bile edhe më shumë”, ka thënë Vitia.

Ai ka përmendur miratimin e planit nga ana e qeverisë, për vaksinimit masiv të popullatës, ku ka theksuar se në bashkëpunim me komunat kanë krijuar 278 ekipe të vaksinimit.

Vitia: Deri në fund të vitit niveli i furnizimit me barna të jetë mbi 90%

“Për shkak të përgjysmimit të buxhetit për barna nga lista e barnave esenciale dhe rrezikimit serioz të furnizimeve nga kjo liste, ministria e shëndetësisë në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave kemi bërë ndarjen e mjeteve buxhetore për sigurimin e barnave në vlerë prej 6.8 milion eurove. Duke u bazuar në kërkesat e njësive kërkuese dhje sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë deri në fund të vitit pritet që niveli i furnizimit me këto barna të jetë në shkallën mbi 90%”, ka thënë ai. 

***

​​Ministri Faton Peci: Kursyem gjysmë milionë euro në verifikimin për pagesat

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci deklaroi sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, se në verifikimin për pagesa në grante dhe subvencione kanë kursyer 500 mijë euro.

Në 100-ditëshin e votimit të Qeverisë Kurti, ministri Faton Peci tha se kanë evidentuar të gjitha parregullsitë edhe përmes korrigjimit të raporteve komunale.

Peci: Me këtë verifikim kemi kursyer gjysmë milionë euro

“Me këtë verifikim kemi kursyer gjysmë milionë euro duke mos lejuar që pagesat të shkojnë në adresë të pamerituar. Kemi adresuar edhe dëmet në bujqësi, fillimisht duke evidentuar të gjitha parregullsitë përmes korrigjimit të raporteve komunale”, tha ministri Peci.

Krahas kësaj, ai tha se gjatë 100 ditëve të qeverisjes Kurti ka marrë 47 vendime që rregullojnë mbarëvajtjen e punës në ministri.

Peci: Gjatë kësaj periudhe kam marrë 47 vendime

“Gjatë kësaj periudhe kam marrë 47 vendime që rregullojnë mbarëvajtjen e punës dhe i kontribuojnë avancimit të legjislacionit. Gjithashtu kam kërkuar edhe auditim të veçantë për dhënien e granateve të deri tanishme”, u shpreh ai.

***

Haxhiu: Për 100 ditë kursyem 2.5 milionë euro

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka thënë se në 100 ditët e para të punës kanë kursyer 2.5 milionë euro.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku po paraqitet puna e ekzekutivit, Haxhiu tha se brenda kësaj periudhe kanë adresuar shumë shkelje ligjore në institucionet përkatëse.

Haxhiu: Kemi arritur të kursejmë paranë publike në vlerë prej 2.5 milionë euro

“Brenda kësaj periudhe kemi adresuar shumë shkelje ligjore që kanë ndodhur brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe do të vazhdojmë të bëjmë një gjë të tillë. Në kuadër të mandatit të MD-së, ndër të tjera të ruajtjes dhe administrimit të pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar brenda 100 ditëve kemi nxjerr vendim që kemi propozuar që 10 prona të konfiskuara të jepen shërbim ministrive përkatëse. Tani jemi duke pritur përgjigjet nga ministritë. Sa i përket kursimit të buxhetit ne kemi arritur të kursejmë paranë publike në vlerë prej 2 milionë e 500 mijë euro. Këtu futen kategoritë e kursimeve, ndaljeve të shpenzimeve, ulje të pagave, të tarifave dhe ndalje të keqpërdorimeve”, tha ajo.

***

Gashi: Ministria e Jashtme është në proces të emërimit të ambasadorëve të rinj, së shpejti bëhen publik

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka thënë se janë në proces të emërimit të ambasadorëve të rinj që sipas saj së shpejti do të bëhen publik emrat e tyre. Në raportimin e saj për 100 ditë qeverisje, Gashi ka theksuar nevojën e ligjit për shërbimin e jashtëm, për çka ka thënë se tashmë e kanë përfunduar draftin e tij.

Në mungesë të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla e cila gjendet në vizitë zyrtare jashtë vendit, zëvendësja e saj, derisa ka treguar për punët e kësaj ministrie për 100 ditët e para të qeverisjes, duke thënë se fillimisht kanë bërë skenimin e situatës në ministri.

Gashi: MPJD është në proces të emërimit të ambasadorëve të rinj

“Në kudër të punës së brendshme të 100 ditëshit përpos skenimit të situatës, në muajin mars dhe prill situatës faktike dhe adresimit të çështjeve administrative dhe teknike në kuadër të kërkesave të shërbimit nga jashtë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka iniciuar reformën e brendshme të nisur me propozim vendimin për shkarkimin e 13 ambasadorëve të cilët u dekretuan nga presidentja. MPJD ka dërguar po ashtu vendime për kthimin e këtyre ambasadorëve të shkarkuar dhe aktualisht është në proces të emërimi të ambasadorëve të rinj që do të jenë shumë shpejtë publik”, ka thënë ajo.

Ajo ka bërë të ditur se tashmë e kanë përfunduar draft-ligjin për shërbimin e jashtëm.

Gashi: Ministrja e Jashtme ka përfunduar draft-ligjin për shërbimin e jashtëm

“Kemi përfunduar draft-ligjin për shërbimin e jashtëm i cili është esencial për funksionimin e shërbimit të jashtëm dhe për ristrukturimin e këtij institucioni shumë të rëndësishëm për përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit, por edhe evidentimin e parregullsive të mëhershme që kanë ndodhur në kuadër të procesit të rotacionit dhe gradimeve”, ka thënë ajo.

Në mesin e aktiviteteve të ministres Gërvalla, ajo ka përmendur edhe pjesëmarrjen në e saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së OKB-së.

Gjithashtu ka bërë të ditur se ministrja Gërvalla ka zhvilluar 39 takime me përfaqësues diplomatik të akredituar në Kosovë, ka pasur katër vizita asht vendit, pesë vizita të nivelit të lartë në Kosovë, tetë video konferenca dhe takime virtuale, si dhe ka bërë skanimin e tetë kontratave aktive në kuadër të MPJD-së dhe ka ofruar pëlqimin e 45 marrëveshjeve ndërkombëtare.

***

​Murati premton pako të re të rimëkëmbjes: Kontributi i saj do të jetë 1.1 miliardë euro​

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka premtuar pako të rimëkëmbjes prej 1.1 miliardë euro.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku po prezantohet puna e 100 ditëshit, Murati tha se kjo pako do të ketë ndikim në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe sigurimin e vendeve të reja të punës.

Murati: Gjithsej kontributi i kësaj pako do të jetë 1.1 miliardë euro

“Pako e rimëkëmbjes do të ketë ndikim në zhvillimin e vendit, zhvillim të qëndrueshëm dhe sigurim të vendeve të reja të punës. Pako gjithsej kap vlerën e 420 milionë euro, si dhe mobilizon dhe 700 milionë euro të tjera që është kapital nga grantet dhe sektori financiar. Gjithsej kontributi i kësaj pako do të jetë 1.1 milionë euro”, tha ai.

Duke prezantuar punën e tij, Murati tha së ndër tjerash janë ngrirë 3.7 milionë euro fonde të dyshimta që lidhen me shpëlarje të parave dhe financim të terrorizmit.

Murati: Janë ngrirë 3.7 milionë euro fonde të dyshimta

“Janë ngrirë 3.7 milionë euro fonde të dyshimta të cilat dyshohet financim të terrorizmit dhe shpëlarje të parasë, si dhe është planifikuar edhe një fushatë e formalizmit dhe ndjekjes së aviacionit fiskal nga ATK”, tha ai.

***

Bislimi: Angazhimi i parë në çështjen e dialogut ka qenë krijimi i një memorie institucionale

Për dialogun Kosovë-Serbi dhe integrimin evropian ka folur zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi në 100 ditëshin e Qeverisë Kurti. Ai ka thënë se angazhimin e parë e kanë pasur krijimin e një e kujtese institucionale që sipas tij ka qenë e nevojshme për hartimin e një dosje zyrtare për rrjedhën e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Bislimi i cili është i ngarkuar të mirret me fushën e zhvillimin ekonomik, integrimit evropian dhe dialogut, ka përmendur takimin me shoqërinë civile në Kosovë, dhe raportimet në Kuvendin e Kosovës, që sipas tij, ka qenë angazhim për arritjen e parimeve fillestare dhe qëndrimeve të përbashkëta me palët e interesit në procesin e dialogut.

Bislimi: Angazhimi i parë i qeverisë në procesin e dialogut ka qenë krijimi i memories institucionale për këtë proces

“Angazhimi i parë ka qenë drejt krijimit të një memorie institucionale për procesin e dialogut ku jemi marrë me grumbullimin e dokumenteve nga burime të ndryshme me qëllim që të krijojmë një dosje zyrtare për rrjedhjen e procesit dhe veprimet që janë ndërmarrë deri tani në këtë proces si dhe kemi përpiluar një raport të gjendjes aktuale ne bazë të informatave të përditësuara”, ka thënë ai.

Derisa ka raportuar në ekzekutiv për 100 ditëshin e qeverisë, Bislimi ka përmendur edhe vizitën zyrtare të përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Bislimi: Vizita e Palmer në Kosovë ka transmetuar përkrahjen e pa rezistuar në ShBA-ve për Kosovën në procesin e dialogut

“Një vizitë e cila kishte për qëllim të transmetojë mesazhin e unitetit në mes të dy palëve, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe sidomos përkrahjen e pa-hezituar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në procesin e dialogut”, ka thënë ai.

Tutje, Bislimi ka thënë se përmes dialogut të drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian, ka vazhduar zbatimi i reformave që kërkohen në marrëveshjen e Stabilizim Asociimit përmes strukturave të përbashkëta institucionale të themeluara në MSA që janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të kësaj marrëveshje.

Bislimi: Qeveria është fokusuar në programin për zbatimi ne marrëveshjes për Stabilizim Asociim

“Sa i përket agjendës së integrimit evropian puna dhe angazhimi është fokusuar në prioritetet politike si dhe programi për zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Sa i përket prioriteteve politike gjatë kësaj periudhë janë finalizuar prioritetet e fazës së dytë të agjendës për reforma evropiane ERA2 si dhe plani i veprimit për zbatimin e tyre. Në funksion të koordinimit të institucioneve brenda vendit për zbatimi ne reformave për integrim në Bashkimin Evropian, gjatë periudhës raportuese janë konsoliduar strukturat koordinuese vendore në të gjitha nivelet përmes vendimit qeveritar për themelimin e strukturave koordinuese ndër institucionale për procesin e integrimeve evropiane”, tha Bislimi.

Ai ka përmendur edhe miratimin e projektligjit nga Qeveria e Kosovës, për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2020 në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përmes së cilës ka theksuar se janë siguruar 90.2 milion euro investime në formë të grantit nga Bashkimi Evropian dhe 13.6 milionë nga partner të tjerë. 

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mburrur për punën e ekzekutivit në 100 ditët e para të punës. Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se kanë përmbushur premtimin bazë për menaxhimin me pandeminë dhe sigurimin e vaksinave për Covid 19. Para vartësve të tij, kreu qeveritar përmendi si sukses “ringjalljen” ekonomike, angazhimin në implementimin e zotimeve për drejtësi dhe sundim të ligjit, si dhe depolitizimin e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike. Megjithatë, theksoi se ky është vetëm fillimi dhe se s’ka vend për relaksim, pasi, sipas tij suksesin do ta shohin me pritjet e qytetarëve dhe jo me qeveritë e kaluara. Këto 100 ditë, Kurti i quajti kthesë drejtë zhvillimit të së ardhmes.

Në mbledhjen e 18-të qeveritare, Kurti tha se në 100 ditë kanë marrë 142 vendime dhe kanë kaluar projektligje dhe dokumente të rëndësishme. Ani pse tha se është përmbushur zotimi për menaxhimin me pandeminë, i pari i Qeverisë tha se e njëjta ende nuk ka mbaruar dhe ekziston ende rreziku nga COVID-19.

Kurti: Gjendja me pandeminë është vënë në kontroll

“Në ditën kur e pranuam detyrën kishim 781 raste me infektime të reja dhe 17 vdekje, kurse sot kemi 9 raste të reja dhe asnjë vdekje. Nuk gjetëm asnjë vaksinë kur u rikthyem dhe për me keq asnjë kontratë për sigurimin e vaksinave. Ndërsa sot kemi 2 milionë vaksina të siguruara, afër 400 mijë sosh kanë arritur dhe kemi mbi 200 doza të administruara. Gjendja me pandeminë është vënë në kontroll dhe situata është përmirësuar dukshëm. Në muajin mars deri në qershor kemi ulje prej 99 përqind të rasteve të reja, 97 përqind ulje të rasteve aktive dhe 86 përqind ulje të rasteve të hospitalizuar[...]nëse e kthejmë shikimin 100 ditë prapa e kuptojmë dallimin dhe ndryshimin i cili është më shumë se ndryshim. Andaj me kënaqësi raportojmë se pandemia në këto 100 ditë është menaxhuar me sukses, vaksina është siguruar dhe s’bashku kemi përmbushur premtimin bazë ndaj qytetarëve[...]por pandemia ende nuk ka mbaruar dhe rreziku nga virusi mbetet i pranishëm, ne duhet të sillemi përgjegjësi dhe kujdes duke respektuar udhëzimet shëndetësorë”, u shpreh Kurti.

Buxhetin e rishikuar gjatë javës së kaluar, Kurti tha se do ta mundësojë ringjalljen ekonomike, derisa paraqiti shifra ta pakos së re të rimëkëmbjes.

Kurti: Buxheti i rishikuar ka mundësuar ringjalljen ekonomike

“Në këto 100 ditë ekonomia jonë i është përgjigjur pozitivisht qeverisjes sonë të mirë dhe masave tona ndaj pandemisë. Për periudhën e njëjtë në krahasim me vitin e kaluar eksportet janë rritur për 66 përqind, aktiviteti ekonomik për 15 përqind, të hyrat buxhetore për 30 përqind. Në 5 mujorin e këtij viti Dogana e Kosovës për herë të parë që nga themelimi i saj ka raportuar mbi 500 milionë të hyra për buxhetin e Kosovës. Ndërkaq ATK ka raportuar se janë inkasuar 60 milionë euro më shumë se vitin e kaluar. Bazuar në këtë Qeveria ka miratuar projekt-buxhet për vitin 2021 për 2.5 miliardë euro sipas të cilit projektohet rritja ekonomike prej 7.9 përqind për dallim nga 5.5 përqind siç parashihej në fillim të vitit. Ky nivel parashihej të arrihej vetëm në vitin 2023. Kjo rritje dhe ndryshim na jep shpresë se ditë të mira po na presin, natyrisht këto janë rezultat i shumë faktorë, por s’ka dyshime se rritja e besimit në institucione dhe punën e qeverisë, optimiste dhe reformat, formalizmi gradual i ekonomisë, por edhe intervenimet tona përmes pakos financiare janë faktorët kryesor. Buxheti i rishikuar ka mundësuar dizajnimin dhe ringjalljen ekonomike që krijon bazën për një rritje të qëndrueshme dhe të punësimit në vitet në vijim. Pako e re parasheh kontribut në ekonomi në vlerë prej 1.1 miliardë euro dhe përmban një sërë masash dhe investimevesh. Një pjesë e tyre janë të përqendruar si vijon: 50 milionë euro mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës, 108 milionë euro mbështetje për prodhimin vendor dhe eksportit. 112 milionë euro për shërbimet publike. 50 milionë euro për familjet, 100 milionë euro për infrastrukturor moderne dhe mbrojtje të ambientit”, tha ai.

Duke përmendur vendimet për sundim të ligjit, Kryeministri Kurti tha se do të jenë të pa kompromis në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kurti: Do të jemi të pa kompromis në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar

“Në përputhje me zotimet tona për drejtësi janë bërë hapa që kanë hedhur bazën e një reforme të rëndësishme që synon të sjell profesionalizëm dhe neutralitet në sektorin e drejtësisë, me theks të luftimit të korrupsionit. Në këtë drejtim është themeluar grupi punues për hartimin e koncept-dokumentit për zhvillimin e procesit të vetingut dhe është hartuar drafti fillestar i tij. Nesër më 1 korrik finalizohet drafti i parë i projektligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme. Është miratuar nga Kuvendi plotësim-ndryshimi i Kodit të Procedurës penale që heq çfarëdo pengesë për gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës[...]Të gjitha këto dëshmojnë vullnetin tonë për krijimin e kushteve më të lehta për prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët do të lehtësojnë zbardhjen e keqpërdorimeve të shumta dhe ndëshkimin e përgjegjësve. Ne do të jemi të pa kompromis dhe nuk do të ndalemi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar... Për 100 ditë kemi kryer 101 operacione, 221 bastisje, 933 arrestime janë shkatërruar 8 grupe kriminale dhe janë konfiskuar 7 milionë euro. Po ashtu kemi përmbyllur me sukses operacionin me gjetjen e rreth 400 kg kokainë”, shtoi Kurti.

Lidhur me shkarkimet dhe emërimet në ndërmarrjet publike, kreu qeveritar tha se kjo do t’i shlirojë ato nga grupet e interesit dhe se do të emërojnë profesionistë.

Kurti: Kemi filluar depolitizimin dhe departizimin e institucioneve të Republikës

“Kemi filluar depolitizimin dhe departizimin e institucioneve të Republikës duke shkarkuar persona të lidhur me grupe të interesit dhe emëruar dhe zgjedhur profesionist, siç është emërimi i drejtorit të ri të AKI dhe drejtorit të ri të Doganës së Kosovës. Për të shliruar ndërmarrjet publike kemi shkarkuar bordet ekzistuese dhe kemi emëruar bordet e përkohshme”, tha ai.

Megjithatë, Kurti tha se ky është vetëm fillimi dhe iu tha ministrave se vend për relaksim s’ka.

Kurti: Ky është vetëm fillimi

“ky është vetëm fillimi, vend për vetëmjaftueshmëri dhe relaksim nuk ka. S’ka sepse qytetarët presin rezultate sa më shumë dhe sa më shpejtë[...]Andaj unë dua që suksesin tonë ta matim jo me sa mirë po qeverisim në krahasim me qeverisjet e kaluara, por sa mirë po qeverisim me pritjet e qytetarëve[...]këto janë 100 ditët e kthesës së zhvillimit”, shtoi ai.

100-ditëshi i Qeverisë, ministrat e presin Kurtin në këmbë

Kurti: Për 100 ditë menaxhuam me sukses pandeminë dhe siguruam 2 milionë vaksina

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para kabinetit qeveritar ka prezantuar punën e 100 ditëshit të Qeverisë që ai drejton.

Kurti ka thënë se në këto 100 ditë kanë marrë 144 vendime.

“Në këto 100 ditë ne kemi marrë 144 vendime dhe kemi kaluar projektligje e dokumente të rëndësishme. Kur e bëmë betimin në Kuvend me 22 mars thamë se prioritet kryesor është menaxhimi i pandemisë. U zotuam se do të bëjmë dy gjëra me urgjencë, ndaljen e trendit të infektimeve dhe ta kthenim mbrapsht trendin e vdekjeve, dhe së dyti të sigurojmë vaksina sa më shpejt e më shumë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka thënë se me marrjen e mandatit qeverisës kishim numër të madh të infektimeve me COVID-19 dhe rasteve të vdekjeve.

“Kur morëm mandatin kishim 781 raste me infektime të reja dhe 107 vdekje, kurse sot kemi 9 raste të reja dhe asnjë vdekje. Fatkeqësisht nuk gjetëm asnjë vaksinë dhe asnjë kontratë të negociuar për sigurimin e tyre , sot kemi 2 milionë vaksina të siguruar ku afro 400 mijë sosh kanë arritur dhe mbi 200 mijë doza ta administruara”, u shpreh Kurti.

Kurti tha se situata me pandeminë është përmirësuar dukshëm.

“Kemi ulje 99% të rasteve të reja, 97% ulje të rasteve aktive, dhe 86% të rasteve të hospitalizuara. Pandemia në këto 100 ditë është menaxhuar me sukses, dhe kemi përmbushur premtimin bazë për qytetarëve”, tha Kurti.

Kryeministri theksoi se pandemia ende nuk ka mbaruar, dhe se rreziku nga virusi mbetet i pranishëm.

Ai bëri thirrje që të jemi të kujdesshëm dhe të  respektojmë udhëzimet e institucioneve shëndetësore.

***

Ministrat e Qeverisë së Kosovës kanë pritur në këmbë kryeministrin, Albin Kurti në mbledhjen e 18 ku edhe po prezantohet 100-ditëshi i punës së Qeverisë.

Në fillim të mbledhjes, para se ajo të fillonte, të gjithë ministrat janë ngritur në këmbë.

Mbledhja filloi me fjalën e kryeministrit i cili bëri të ditura disa nga vendimet që janë marrë gjatë këtyre ditëve të qeverisjes. 

Pamjet:

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat