Deklaroi se shtëpia prej 900 metrash katrorë i kushton vetëm 300 mijë euro, Loshi i reagon Haradinajt

Aktuale

Deklaroi se shtëpia prej 900 metrash katrorë i kushton vetëm 300 mijë euro, Loshi i reagon Haradinajt

Nga: A.Zh Më: 30 qershor 2021 Në ora: 15:20
Liri Loshi, Ramush Haradinaj

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka ironizuar me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

Ky i fundit në Agjencinë kundër Korrupsionit, ka deklaruar se shtëpia e tij në Dragodan ka vlerë 300 mijë euro. Por, sipas Loshit, shtëpia e tillë nuk bëhet pronë pa 2-3 milionë euro, përcjell Bota sot.

Loshi ka pyetur nëse Qeveria e Kosovës mund të krijojë mekanizëm që vlerëson saktësisht pasurinë e secilit dhe të mos lejojë që politikanët e korruptuar të luajnë me inteligjencën e popullit.

Reagimi i Loshit në Facebook:

Më erdhi keq kur mësova se shtëpia e Ramush Haradinajt prej 900 metra katrorë në Dragodan e paska vlerën vetëm 300 mijë euro! Po unë Ramushit i besoj. Me thanë ai kosi është zi, unë them i zi është. Edhe kur thotë Ramushi kam me ua kthye Zhlebin e Çakorrin, unë prapë i besoj, sepse Ramushi është njeri i fjalës! Por, pavarësisht besimit tim në Rambushin, janë do fakte që nuk ndërrojnë, si puna e kosit për shembull që prapë mbetet i bardhë dhe Çakorri e Zhlebi që mbeten aty ku janë sot. Gjithashtu, shtëpinë e Ramushit nuk mund ta bëjë kush pronë të veten pa i paguar nja dy-tre milionë euro.

Dhe krejt në fund, dua ta di edhe një gjë. A mundet Qeveria Kurti dhe parlamenti i dominuar nga Vetëvendosje me e kriju një mekanizëm, apo instrument që vlerëson saktësisht pasurinë e secilit dhe të mos lejojë që politikanët rrenca e të korruptuar deri të veshtë të luajnë me inteligjencën e popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat