Osmani priti në takim Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Osmani priti në takim Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 17:06
Pamje nga takimi

Presidentja Osmani priti në takim Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka- Nimani, të cilën e ka uruar për detyrën e re, duke  i ofruar bashkëpunim  ndërinstitucional.

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar rolin e rëndësishëm të Gjykatës Kushtetuese në garantimin e kushtetutshmërisë si organ përfundimtar i interpretimit të Kushtetutës. 

Ndërkaq kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Caka-Nimani ka theksuar se synon që të punoj në adresimin e sfidave me të cilat përballet Gjykata. Sipas saj, bashkëpunimi me institucionin e Presidentit është i domosdoshëm në mbrojtjen e funksionimit demokratik të institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat