Detaji që mori vëmendje nga mbledhja e sotme e Qeverisë Kurti

Aktuale

Detaji që mori vëmendje nga mbledhja e sotme e Qeverisë Kurti

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 22:37
Albin Kurti dhe Emilija Rexhepi

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 18-të ku ka prezantuar punën gjatë 100 ditëshit të qeverisjes.

Gjatë kësaj mbledhje zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi u pa të konsultohej me kryeministrin Albin Kurti për diçka.

Ajo çfarë ra në sy ishte se Rexhepi fillimisht shkruan diçka në letër pastaj ia ofron Kurtit që ta lexojë.

Kryeministri pas leximit të asaj se çfarë i shkruajti Rexhepi i pohon me kokë se është në rregull.

Pas kësaj zëvendëskryeministrja shihet tek bënë me sy në drejtim të njërit nga ministrat që gjendeshin në krahun e majtë, mirëpo nuk dihet se kujt.

Media ka provuar të kontaktojë me zv.kryeministren Rexhepi për të kuptuar se për çfarë u konsultua me Kurtin, mirëpo e njëjta deri më tani nuk është përgjigjur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat