Tahiri: Kuvendi është shndërruar në një institucion ku i shërben interesave të pushtetit të udhëhequr nga Albin Kurti

Aktuale

Tahiri: Kuvendi është shndërruar në një institucion ku i shërben interesave të pushtetit të udhëhequr nga Albin Kurti

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 11:45
Abelard Tahiri

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është vendosur që javën që vjen të mbahet seanca e re e Kuvendit në të cilën pritet që të shkarkohet bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Pas mbledhjes së Kryesisë, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri tha se Kuvendi është shndërruar në një institucion ku i shërben vetëm familjarëve dhe interesave të ngushta të udhëheqësve të pushtetit që udhëhiqet nga Albin Kurti.

Ai theksoi se interesi i Kurtit është vetëm ri-sistemimi i njerëzve të tij por edhe jo edhe angazhimi për agjenda zhvillimore.

Tahiri: Albin Kurtit i intereson vetëm sistemimi i familjarëve të tij

“Në seancën e radhës që do të mbahet javën që vjen kjo mazhorancë ka vendosur që t’i degradojë në vazhdimësi institucionet e pavarura në Republikën e Kosovës. Pra pjesë e kësaj seancë do të jetë edhe shkarkimi i bordit të RTK-së, një goditje kjo që po i jepet një mediumi të lirë dhe një institucioni jashtëzakonisht të rëndësishëm informativ për qytetarët e Kosovës. Mirëpo jo vetëm këtij institucioni, ju keni parë në vazhdimësi që Kuvendi është shndërruar në një institucion ku ju shërben vetëm familjarëve dhe interesave të ngushtë të udhëheqësve të këtij pushteti të udhëhequr nga Albin Kurit. Kjo është e papranueshme për ne dhe e kemi kundërshtuar edhe në Kryesi e do ta kundërshtojmë edhe në Kuvend. Pushtetit të Albin Kurtit krejt çka i intereson është sistemimi i njerëzve, familjarëve të tyre, dhe në një anën nuk shohim agjendë zhvillimore, angazhim të fuqizim të sundimit të ligjit, angazhim të rimëkëmbjes ekonomike”, tha Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat