​Kosnett në “Paradën e Krenarisë”: Anëtarët e komunitetit akoma përballen me diskriminim

Aktuale

​Kosnett në “Paradën e Krenarisë”: Anëtarët e komunitetit akoma përballen me diskriminim

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 14:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Në “Paradën e Krenarisë” mori pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett.

Ai thotë se anëtarët e komunitetit LHBTQI+ ende po përballen me diskriminim dhe margjinalizim.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka marrë pjesë në “Paradën e Krenarisë” që është organizuar në Prishtinë

“Teksa festojmë kontributet e anëtarëve të komunitetit LGBTQI +, anëtarët e komunitetit akoma përballen me diskriminim dhe margjinalizim. Miqtë, fqinjët dhe anëtarët e familjes sonë meritojnë respekt të barabartë, pavarësisht se kush janë apo kë duan. Krenaria 2021”, ka shkruar Kosnett në Tëitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat