Kalkulimet e minutave të fundit të Enver Hoxhajt

Aktuale

Kalkulimet e minutave të fundit të Enver Hoxhajt

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 15:27
Enver Hoxhaj

Kanë mbetur më pak se dy orë deri në përfundimin e afatit për kandidatët, që synojnë të bëhen kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Deri tani përveç Memli Krasniqit ende nuk ka asnjë kandidaturë tjetër.

Enver Hoxhaj, emër i lakuar si kandidat i mundur deri në këto qaste ka zgjedhur të hesht.

Sipas burimeve, ai është duke kalkuluar nëse do të fitonte vota të mjaftueshme që të zgjidhet kryetar i partisë, prandaj ende nuk ka marrë vendim që t’i hyjë apo jo garës.

Media ka kontaktuar me një numër të madh të zyrtarëve të kësaj partie, por që përgjigja e tyre ka qenë e shkurt “spo dijmë asgjë deri në orën 17 po presim”.

Media nga burimet e saja ka kuptuar se Hoxhaj po e shqyrton mundësinë që pak para orën 17 të mbaj një konferencë për media e ku aty do të shpalos qëndrimin e tij.

Por një burim tjetër ka PDK ka thënë se Enver Hoxhaj “për të ruajtur unitetin” brenda partisë ka mundësi që mos t`i hyjë garës për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Të gjitha matematikat aktualisht e bëjnë kryetar Memli Krasniqi dhe duke e parë këtë Enver Hoxhaj ka mundësi që mos t`i hyj garës”, ka thënë ky burim i gazetës.

Me herët grupi punues për përgatitjen dhe organizimi ne Konventës Zgjedhor të PDk ka publikaur një fotografi në Facebook ku kanë thënë se janë duke pritur edhe kanddiaturat e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat