“Shpërthen” Krasniqi: Na i votuam, ata po na vjedhin, por kjo që paralajmëron nuk është aspak e mirë!

Aktuale

“Shpërthen” Krasniqi: Na i votuam, ata po na vjedhin, por kjo që paralajmëron nuk është aspak e mirë!

Nga: N.Sh Më: 1 korrik 2021 Në ora: 17:47
Ilustrim

Politikanë e zyrtarë shtetëror kanë deklaruar pasurinë e tyre.

Një pjesë e madhe e tyre kanë rezultuar të kenë pasuri milionëshe.

E kjo ka bërë që të reagon ashpër opinionisti dhe analisti politik Faik Krasniqi.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shpërthyer ndaj tyre, duke thënë se atyre nuk u bëhet vonë për qytetarët.

Sipas tij, populli i votoi për t’u pasuruar dhe për të jetuar fëmijët e tyre si mbretër.

Ai shton se politikanët po vjedhin paratë e popullit.

Madje ai shton se ata do të vazdhojnë përsëri të vjedhin.

Postimi i plotë:

Mjafton ta shohim një pjesë të pasurisë të vetëdeklaruar të politikanëve, për t'u bindur sa u bëhet vonë atyre për neve.

Atyre u është dashur vota jonë për t'u pasuruar. U duhet ende për ta bërë pasurinë akoma më të madhe. Me qindra politikanë e zyrtarë të ndryshëm kanë mbajtur poste të ndryshme. Ne i kemi votuar për të na i vjedhur paratë tona.

-Për 22 vite rresht. Imagjinoni. E sjellim hajnin në shtëpi dhe i themi vidh sa të mundesh. Akoma nuk bindemi se kush është politikani. Prapë i votojmë. Prapë i votojmë. Prapë i votojmë.

Ne e dimë se kush kanë qenë dje. Por harrojmë se ata u pasuruan me paratë tona. Me djersen tonë. Vodhën paratë dhe djersen tonë. Jo vetëm që i votojmë, por edhe jetën e japim për ta.

Ne kujdesemi që fëmijët e tyre të jetojnë si mbretër. Të shkollohen në shkollat më të mira. Të vozisin makinat më luksoze. Të bëjnë pushime përrallore. Kurse fëmijët tanë shkojnë në shkollat publike ku kundërmon erë e qelbur nga toaletet e papastërta. Fëmijët tanë mezi i dërgojmë deri në Durrës. Edhe aty pikëpyetje e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat