Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 06:19
Ilustrim

Ngjarjet e datës 2 Korrik 2021

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete si dhe debaton rreth mundësisë së shkarkimit të Bordit të Autoritetit Regullativ të Hekurudhave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë solemne për shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi mbanë konferencë për media, në të cilën konferencë do të prezantohet raporti me temën “Pritje dhe rezultate utopike - analizë e punës 100 ditore të Qeverisë së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova do të fillojë fushatën për promovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, me theks të veçantë promovimin e mbrojtjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe ndalimin e ndëshkimit trupor. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Agjencia kundër Korrupsionit organizon hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. (Ndërtesa e Agjencisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë Bujar Gashi mbajnë konferencë për media në të cilën do të prezantojnë gjetjet kryesore nga dy hulumtimet e realizuara në lidhje me seroprevalencën e SARS-COV-2. (Ndërtesa e Komunës, salla e konferencave,  ora 12:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës në të cilën do të bejë shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes Ndërkombëtare më Bankën Evropiane për Investime për financimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat