Deputeti i VV-së tregon shkeljet në Komunën e Gjilanit, ka një kërkesë për qytetarët

Aktuale

Deputeti i VV-së tregon shkeljet në Komunën e Gjilanit, ka një kërkesë për qytetarët

Nga: A.M Më: 2 korrik 2021 Në ora: 15:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti nga radhët e LVV-së, Alban Hyseni përmëes një shkrimi në Facebok ka treguar disa nga shqetësimet e qytetit të Gjilanit.

Hyseni shprehet se ka pasur shkelje nga raporti i auditorit në Komunën e Gjilanit, përcjell “Bota sot”.

Ai tutje shton se zgjedhjet e tetorit duhet të largojnë këtë qeverisje të stërvjetëruar.

Postimi i plotë

Konferenca për shkeljet e Komunës së Gjilanit, sipas raportit të auditorit.

Sot, bashkë me asambleisten Krenare Latifi Kqiku, para mediave shfaqëm shqetësimin tonë lidhur me shkeljet e dala nga raporti i auditorit për Komunën e Gjilanit.

- Në 77% të rasteve të testuara janë gjetur shkelje!

- Zyrtari vlerëson tenderin, i njëjti menaxhon tenderin!

- Fitues tenderi, pa plotësuar kushtet e përcaktuara!

- 700.000 € të shpenzuara pa projekte!

- Mbi 180.000 € të paguara nga kategoritë e gabuara ekonomike!

- Komuna pa plan vjetor për mbështetje financiare për OJQ-të.

- 40.000 € të planifikuara për mirëmbajtjen teknike të objekteve, mbi 700.000 € të shpenzuara!

- Planifikon 10.000 € për një projekt, e shpenzon mbi 130.000 €.

- 7 fatura në vlerë prej mbi 26.000 €, u paguan 30 ditë pas skadimit të afatit.

Prandaj, të dashur qytetarë të Gjilanit, mandati i kësaj qeverisje të stërvjetruar dhe kriminale përfundon me 17 tetor.

Ndryshimi i nivelit qendror, së shpejti do të vie edhe në nivel lokal. Ne si Lëvizje jemi në fazën e përgaditjeve finale për projektin tonë qeverisës e në qendër të së cilit kemi qytetarin e komunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat