Gjithçka çfarë ndodhi në Prespë, Kurti shprehet kundër “Mini Shengenit”

Aktuale

Gjithçka çfarë ndodhi në Prespë, Kurti shprehet kundër “Mini Shengenit”

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 20:23
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e dytë të Forumit të Prespës, ka theksuar tre nevojat që sipas tij i ka Ballkani Perëndimor.

Demokratizimin, sundimin e ligjit e ballafaqimin me të kaluarën i përmendi i pari i ekzekutivit, e për të fundit tha se veçanërisht ka nevojë Serbia si shkaktare e disa luftërave në rajon.

Kryeministri, që në Prespë, ishte bashkë me bashkëshortin e presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriun, që është edhe i ngarkuar më punë në Ambasadën në Shkup, kundërshtoi sërish idenë për “Mini Shengenin”, ndërkaq tha se ka pasur një propozim që mund të ndihmojë në avancimin e rajonit.

Për këtë, sipas Kurtit, mund të kontribuojë një marrëveshje SEFTA dhe në këtë formë rritet cilësia e marrëdhënieve mes Ballkanit Perëndimor.

Drejtuesi i qeverisë kosovare tha se është e domosdoshme për rajonin që të ketë njohje të shtetësisë mes Kosovës e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat