Flet Lladrovci në prag të Konventës: Ja çfarë i duhet PDK-së

Aktuale

Flet Lladrovci në prag të Konventës: Ja çfarë i duhet PDK-së

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 09:27
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit që vjen nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka përshëndetur delegatët e Konventës së 10-të.

Lladrovci ka kujtuat Thaçin dhe Veselin dhe ka uruar që përfundimi dhe vizioni që del nga kjo Konventë të jetë njëjtë siku ata të ishin këtu.

“Uniteti ishte çelësi i suksesit tonë kundër okupatorit deri në çlirim, ishte çelësi i suksesit në shteformim e shtetndërtim. Andaj, uniteti i duhet PDK-së, sepse është për Kosovën dhe qytetarët e saj. Kemi për të bërë rrugë të pandalshme, për Republikën e Kosovës, për kombin tonë. Në këtë rrugë, bashkimi ynë le të jetë emërues i përbashkët!” shkruan Lladrovci në Facebook.

Postimi i plotë:

Përshëndetja ime për delegatët e Konventës së 10-të!

Sot, kur padrejtësisht u është mohuar jeta dhe puna në Kosovë, pranë familjeve të veta dhe familjen më të përkushtuar për shtetformim e shtetndërtim, z. Kadri Veselit dhe z.

Hashim Thaçit, uroj që punimet, përfundimet dhe vizioni që do të dalë nga kjo Konventë, të jenë të njëjta sikur ata të ishin me ne.

Ju uroj punë të mbarë dhe suksese të gjithëve!

Uniteti ishte çelësi i suksesit tonë kundër okupatorit deri në çlirim, ishte çelësi i suksesit në shteformim e shtetndërtim. Andaj, uniteti i duhet PDK-së, sepse është për Kosovën dhe qytetarët e saj. Kemi për të bërë rrugë të pandalshme, për Republikën e Kosovës, për kombin tonë. Në këtë rrugë, bashkimi ynë le të jetë emërues i përbashkët!

Suksese dhe paçi shëndet!

P.S. Për nderim të themeluesve, Këshillit nismëtar dhe Kryesisë së PPD që pas pak muajve u shndërrua në PDK, po e ri publikoj artikullin ku gjenden të gjithë emrat e themeluesve të kësaj partie. Në këtë artikull, emri im është edhe në Këshillin nismëtar, edhe në Kryesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat