​PDK e Prizrenit i jep mbështetje Memli Krasniqit

Aktuale

​PDK e Prizrenit i jep mbështetje Memli Krasniqit

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 10:17
Shaqir Totaj

Dega e PDK-së në Prizren po përkrah Memli Krasniqin për kryetar partie. Kështu ka thënë kryetari i kësaj dege, Shaqir Totaj, i cili shtoi se derisa nuk ka kandidat tjetër, atëherë i njëjti do të ketë përkrahjen e tyre.

Totaj për KosovaPress pak para fillimit të konventës zgjedhore tha se pritjet e tij janë që ky proces të shkojë mirë dhe që sot të zgjidhet kryetari i ri i partisë.

Totaj: Ne kemi pritjet konkrete

“Të mobilizuar dhe bashkuar të vazhdojmë më tutje në fokusim te zgjedhjet lokale sepse siç e dimë janë shumë afër zgjedhjet lokale. Kurse ne kemi plan konkret, kemi pritje konkrete edhe do të fokusohemi tek të gjitha komunat por sidomos tek ato ku kemi prioritet”, ka thënë ai.

Më tutje, Totaj është pyetur edhe nëse dega në Prizren po përkrah kandidaturën e Memli Krasniqit.

Totaj: Krasniqi do të ketë përkrahjen tonë

“Derisa e kemi vetëm një kandidat për momentin, atëherë gjithsesi që do të ketë përkrahjen tonë, meqenëse është kandidati i vetëm për momentin. Sikur të kishim më shumë kandidat atëherë do të mund të parashtrohej kjo pyetje”, ka shtuar ai.

Ai ka shtuar se nuk beson që mund të ketë shmangie të procedurave.

Totaj: Unë e preferoj të presim të përfundojë konventa

“Nuk e besoj, janë çështje procedurale dhe mendoj që ajo ka përfunduar tashmë. Edhe afati i rregullt ka qenë, kush ka pasur ambicie ka mundur të kandidojë... Unë e preferoj të presim të përfundojë konventa edhe pastaj edhe formalisht besoj që gjithçka do të shkoj në rregull”, ka theksuar ai.

Në konventë do të marrin pjesë 794 delegatë. Kjo është konventa e dhjetë me radhë e partisë, në të cilën pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat