​Ismaili kujton porosinë e Kadri Veselit: Kur ndalet PDK, ndalet edhe Kosova

Aktuale

​Ismaili kujton porosinë e Kadri Veselit: Kur ndalet PDK, ndalet edhe Kosova

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 11:25
Uran Ismaili

Në fillimin e konventës së PDK-së, është kujtuar porosia e ish-kryetarit të kësaj partie, Kadri Veselit. Ai gjithmonë para delegatëve të partisë, kishte thënë se kur ndalet PDK, ndalet edhe Kosova.

Kryesuesi i grupit punues të Konventës Zgjedhore të PDK-së, Uran Ismaili derisa ka kujtuar këtë porosi të Veselit ka theksuar se zgjedhjet e sotme do ta sjellin PDK-në aty ku e meriton si fituese.

Ismaili: PDK-në nuk mund ta gjunjëzojnë askush

“Vështirësia në të cilën ndodhemi ne për shkak të një imponimi që është bërë nga jashtë, duke mbetur pa liderët tonë këtu, secilin prej nesh na obligon që të jemi më të vëmendshëm për të tashmen dhe të ardhmen. Dy themeltarët dhe frymëzuesit, jo vetë, të PDK-së por edhe të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli presin këtë nga ne.... PDK-në nuk mund ta gjunjëzojnë askush, përballë krenarisë tonë për vlerat që i kemi edhe ato vlera dhe për ato vlera që do i ndërtojmë”, ka thënë Ismaili.

Gjatë mbledhjes së konventës, Ismaili tha se kur ndalet PDK-ja ndalet edhe Kosova.Sipas tij, dobësimi i PDK-së, ishte qëllimi i të tjerëve por që duke qenë bashkë, rrugëtimi është më i lehtë.

Ismaili: Porosia e Veselit ishte se kur ndalet PDK, ndalet edhe Kosova

“PDK e sheh të ardhmen, një PDK e fortë që kthehet aty ku e meriton, aty ku e presin qytetarët sërish do të jetë urë që e lidh Kosovën me të ardhmen më të mirë. PDK si adresë politike me vizion të qartë për t’i dhënë përgjigje qytetarëve dhe vendit është ajo që e presin të gjithë. Sepse PDK është ndryshe, sepse e tillë është PDK. Këtë e ka dëshmuar gjithmonë në çdo rrethanë në çdo situatë. Dhje për këtë secili nga ne veç e veç duhet të jetë krenar. Historia e PDK-së për cilin jemi krenar nuk është pa sfida. Shpesh dobësimi ynë ka qenë qëllim i të tjerëve. Por, duke qenë bashkë e kemi më të lehtë rrugëtimin dhe realizimin tonë për Kosovën. Këtu më duhet të përsëris një fjali që ju e keni dëgjuar të gjithë dhe besoj që të gjithë e keni për zemër- ‘Kur ndalet PDK ndalet Kosova, ruani njëri tjetrin dhe mos u ndalni. Kjo është porosia që na i ka dhënë gjithmonë Kadri Veseli dhe këtyre fjalëve nuk ka çfarë i shtohet”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë.kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat