​Lushtaku: I vetmi që mund të udhëheqë në këtë fazë me PDK-në është Memli Krasniqi

Aktuale

​Lushtaku: I vetmi që mund të udhëheqë në këtë fazë me PDK-në është Memli Krasniqi

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 11:35
Mërgim Lushtaku

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku ka deklaruar se i vetmi që mund të udhëheq më këtë parti në këtë fazë është Memli Krasniqi. Sipas tij, ky i fundit mund të sjell partinë në një hap më të mirë.

Ai para fillimit të konventës zgjedhore tha se shpreson se këto zgjedhje do të sjellin llogaridhënie, përgjegjësi dhe suksesi për partinë.

Lushtaku: Do të ishte më mirë që zgjedhjet të mbahen pas 14 shkurtit

“Besoj që kishte qenë më mirë që të mbahen zgjedhjet fill pas 14 shkurtit, por ja që sot po mbahen dhe besojmë që nuk është vonë kjo kohë. Dhe kjo kohë besoj që na bën të mundur që të reflektojmë edhe në zgjedhjet lokale. Natyrisht nuk mund të presim mrekulli por me angazhim të sinqertë edhe me kapacitet që PDK i posedon, besojmë që do të dalim fuqishëm edhe në zgjedhjet lokale

Më tej, ai ka deklaruar se gara do të jetë demokratike, meqë të gjithë kanë pasur mundësi të kandidojnë brenda afateve ligjore.

Lushtaku: Memli Krasniqi do ta sjell PDK-në në një hap më të mirë

“Absolutisht që është guxim dhe mbi të gjitha është dashuria për PDK-në që e ka një kandidat që me udhëheq në këtë gjendje që ka PDK, duke e ditur faktin që dy liderët tanë, Hashim Thaçi që ka qenë edhe themelues i PDK-së dhe vet kryetari Veseli që ka qenë njëri ndër kontribuuesit e PDK-së nuk gjendet prej nesh. Në mungesë të tyre është sfiduese të udhëhiqet, por është demokratike që të mbahet kjo konventë me një kandidat, sepse kemi parë që ka pasur një afat ligjor që të paraqesin kandidaturën e tyre të gjithë ata të interesuarit. Por ja që shumica vetëm se kishin krijuar një perceptim i vetmi që mundi të udhëheq në këtë fazë dhe që mundet me sjell PDK në një hap më të mirë se sa ku është, më afër vendit të parë dhe besoj dhe vendin e parë është Memli Krasniqi”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat