Largohet flamuri serb nga Kodra e Zveçanit

Aktuale

Largohet flamuri serb nga Kodra e Zveçanit

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 16:47
Kodra e Zveçanit

Prej disa vitesh, nga e gjithë Mitrovica dukej flamuri serb që ishte vendosur në Kodrën e Zveçanit.

E nga sot, sipas dëshmitarëve, ai flamur nuk po shihet në pikën më të lartë të veriut.

Dëshmitarët edhe kanë sjellë edhe fotografi, ku shihet kjo kodër pa flamuj. Sipas tyre, flamuri është hequr sot.

Por, ata nuk kanë treguar për arsyen e largimit. Nuk dihet nëse fryma e fortë që preku rajonin ditët e fundit, apo dora e njeriu ka bërë që flamuri serb të hiqet.

Sidoqoftë, veriu i Mitrovicës është i mbushur me flamuj të Serbisë, nga qytetarët serbë që nuk njohin shtetin e Kosovës.

Madje, flamuri i vendosur në Kodrën e Zveçanit, ishte bërë temë shpesh. Atë kishin provuar ta largonin para disa vitesh, mirëpo serbët kishin vendosur një edhe më të madh.

Duhet theksuar se nga ajo Kodër e lartë, duken disa Komuna. Duke nisur nga Zveçani, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut si dhe një pjesë e Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat