U zgjedh kryetar i ri i PDK-së, vjen urimi edhe nga Shqipëria për Memli Krasniqin

Aktuale

U zgjedh kryetar i ri i PDK-së, vjen urimi edhe nga Shqipëria për Memli Krasniqin

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 19:45
Memli Krasniqi

Sot PDK-ja në Kosovë zgjodhi kryetarin e ri, i cili është Memli Krasniqi.

Urimet për Krasniqin kanë qenë të shumta, mes të cilëve një mesazh ia ka dërguar edhe ish-kandidatja për kryetare të PD-së në Shqipëri, Edith Harxhi, e cila shprehet se Kosova po provon çdo ditë e më tepër se është udhëheqëse në rajon edhe për rifreskimin e klasës politike të saj.

“Uroj Partinë Demokratike të Kosovës PDK për zgjedhjen e Kryetarit të ri Z. Memli Krasniqi. Kosova po provon çdo ditë e më tepër se është udhëheqëse në rajon edhe për rifreskimin e klasës politike të saj.

Jam e sigurt se miku dhe ish-studenti im i shkëlqyer në Universitetin e Prishtinës Memli, si dhe riformatimi i Kryesisë së PDK-së, ashtu siç edhe është premtuar para zgjedhjes së Kryetarit të ri, do vazhdojnë ta bëjnë PDK-në një opozitë serioze dhe alternativë të rëndësishme.

Urime, klasa e re politike e Kosovës! Ju jeni shembull” shkruan Harxhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat