Kërkohet publikisht të bëhen bashkë Osmani, Kurti, Abdixhiku e Krasniqi – kjo është arsyeja

Aktuale

Kërkohet publikisht të bëhen bashkë Osmani, Kurti, Abdixhiku e Krasniqi – kjo është arsyeja

Nga: A.M Më: 3 korrik 2021 Në ora: 20:01
Kuvendi i Kosovës

Profesori universitar, Enver Bytyçi pas përfundimit të zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kërkuar që të bëhen bashkë presidentja Vjosa Osmani,kryeministri Albin Kurti, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, kundër Serbisë.

Sipas profesorit, secili prej tyre ka një rol të madh e madje përcaktues në fatin e Kosovës, pasi vendi është në udhëkryq.

“Fatmirësisht, unë besoj se këta të katërt nuk kanë lidhje me Beogradin e Serbinë. Prandaj duhet të ndahen me çdo politikan shqiptar në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoni e kudo të jetë, i cili përçon të në idetë dhe projektet e Serbisë kundër shqiptarëve e kundër Kosovës në rajon!”, shkroi profesori Bytyçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Tani mund te thuhet se skena politike e Kosoves ka ndryshuar. Ne vend te klases se vjeter politike jane ngjit ne kete skene kater te rinj, Vjosa Osmani, Albin Kurti, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku. Keta kater udheheqes te frymes se re politike ne shtetin me te ri te Europes jane e duhet te shfaqen si shpresa e shtetit dhe qytetareve te ketij vendi.

Por qe ta realiziojne kete mision, ata duhet te behen bashke, duke menjanuar inatet, konfliktet dhe dallimet ideologjike. Kosova ka nevoje per keta te katert. Asnjeri prej tyre nuk vlen me pak ose me shume se tjetri. Secili ka nje rol te madh e madje percaktues ne fatin e Kosoves. Vendi eshte ne udhekryeq. Nese pavaresia ishte aq e lehte per shkak te pozicionimit te qarte euro-amerikan, permbyllja e shtetformimit eshte bere nje sfide me e veshtire.

Prandaj te kater lideret duhet te bashkohen. Por ata bashkohen nese nuk pranojne presionin dhe "keshillat" e bashkepunetoreve te Beogradit. Fatmiresisht dhe une e besoj kete, keta te katert nuk kane lidhje me Beogradin e Serbine. Prandaj duhet te ndahen me cdo politikan shqiptar ne Kosove, ne Shqiperi, Maqedoni e kudo te jete, i cili percon te ne idete dhe projektet e Serbise kunder shqiptareve e kunder Kosoves ne rajon!

Albin Kurti, Vjosa Osmani, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku kane mundesi te behen bashke, se paku kunder Serbise dhe bashkepunetoreve te saj ne mjedisin shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat