Flasin bashkëvendasit e Thaçit, pas zgjedhjes së Krasniqit kryetar i PDK-së

Aktuale

Flasin bashkëvendasit e Thaçit, pas zgjedhjes së Krasniqit kryetar i PDK-së

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 21:20
Memli Krasniqi

Të shtunën Partia Demokratike e Kosovës zgjodhi kryetarin e ri, por ky zhvillim kaloi qetë në Burojë të Skenderajt.

Në shtëpinë e ish-liderit shumëvjeçar të kësaj partie, Hashim Thaçi nuk pranuan të flasin për media por që në fshatin e tij mirëpritën emërimin e Memli Krasniqit në krye të PDK-së, si gjeneratë e re.

Edhe në qytetin e Skenderajt, u deklaruan se mirëpresin këtë ndryshim në nivelin e lartë të udhëheqjes së partisë dhe që sipas tyre Krasniqi do ta kthejë PDK-në si parti e parë.

Por veç gardës së re të partisë, nga skenderajasit u kërkua që të ketë përfshirje më të madhe edhe të gjinisë femërorë në vendimmarrjen e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat