Ish-këshilltari i Thaçit komenton urimin e Kurtit për Krasniqin

Aktuale

Ish-këshilltari i Thaçit komenton urimin e Kurtit për Krasniqin

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 22:14
Adil Behramaj

Adil Behramaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit ka reaguar pas urimit të Kryeministrit Albin Kurti për Memli Krasniqin, në krye të PDK’së.

Behramaj ka thënë se atij më së paku i konvenon lëvizja përpara e PDK’së.

Ky është reagimi i plotë:

Albin Kurti sot paska shpërndarë “urime e përshëndetje” për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së. Por, praktikisht, atij më së paku i ka konvenuar lëvizja përpara e PDK-së drejt zgjedhjes së lidershipit të ri. Tash edhe opozita ka emër. Start i mirë do të ishte dërgimi i menjëhershëm i Vjosa Osmanit në Gjykatën Kushtetuese, të cilën Kurti e ka lënë si hipotekë në Zyrën e Presidentit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat