Çitaku: Gëzuar Ditëlindjen SHBA

Aktuale

Çitaku: Gëzuar Ditëlindjen SHBA

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 08:23
Vlora Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ditën e Pavarësisë.

Çitaku ka shkruar se Kosova i është përjetësisht mirënjohëse SHBA-së për miqësinë dhe mbështetjen që i dha popullit shqiptar.

“Gëzuar 4 korrikun për të gjithë miqtë tanë amerikanë! #Kosova është përjetësisht mirënjohëse për miqësinë dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara që kanë qëndruar pranë nesh si gjatë ditëve tona më të errëta ashtu edhe në ato më të ndriturat. Ne jemi krenar që të dy vendet tona ndajnë një lidhje ndryshe nga çdo tjetër! Gëzuar Ditëlindjen SHBA”, ka shkruar Çitaku.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 245-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat