Agim Ramadani, simbol i lirisë së Kosovës, nderohet në Washington, DC, në përvjetorin e 22-të të Ditës së Çlirimit të Kosovës

Aktuale

Agim Ramadani, simbol i lirisë së Kosovës, nderohet në Washington, DC, në përvjetorin e 22-të të Ditës së Çlirimit të Kosovës

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 07:15
Ish-deputeti Faton Bislimi

Ish-deputeti Faton Bislimi, njeheresh anetar ekzekutiv i Bordit te Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i ka dorezuar familjareve te heroit Agim Ramadani nje mirenjohje speciale nga Kongresi i SHBA-ve dje, me 4 korrik, ne pervjetorin e pavaresise se SHBA-ve. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Bislimi ka thënë se ky vlerësim që i është bërë figurës së Agim Ramadanit tregon se "krenaria e luftës sonë të drejtë çlirimtare tanimë po institucionalizohet edhe në kupolën e demokracisë botërore."

Ja edhe teksti i plotë i njoftimit nga Bislimi:

Jam jashtëzakonisht i nderuar që kërkesa ime drejtuar Liderit Demokrat në Senatin e SHBA-ve, përkrahësit të kahmotshëm të kauzës sonë kombëtare dhe mikut të vjetër të ish-Kongresistit DioGuardi e znj. Cloyes DioGuardi të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Senatorit Chuck Schumer është aprovuar dhe me 12 qershor 2021, flamuri amerikan është valvitur mbi Capitol Hill në nderim të Agim Ramadanit, simbolit të lirisë shqiptare.

Sot më 4 korrik, në ditën e bardhë të SHBA-ve, kombit mik amerikan që na u gjetë në krah në ditët tona më të zeza, pata nderin që këtë flamur bashkë me certifikatën përcjellëse zyrtare të Kongresit Amerikan t'ia dorëzojë z. Muhamet Ajrullahu, si përfaqësues i familjes së heroit tonë Agim Ramadani!

Krenaria e luftës sonë të drejtë çlirimtare tanimë po institucionalizohet edhe në kupolën e demokracisë botërore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat