“Memli Krasniqi, Edi Rama i PDK-së”

Aktuale

“Memli Krasniqi, Edi Rama i PDK-së”

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 09:57
Memli Krasniqi

Zgjedhja e Memli Krasniqit në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, po shihet si zgjedhje e duhur nga analisti Mustafë Kadriaj.

Ai tha se Krasniqi ngërthen në vete dy pjesë të rëndësishme, atë të luftës dhe atë intelektuale.

“Faktikisht zgjedhjet e fundit parlamentare e diktuan që partitë opozitare bëjnë reforma dhe e ndërrojnë lidershipin e tyre, dhe në këtë rast do ta vlerësoja që në krahasim me LDK besoj që PDK-ja ka treguar dy anët më të fuqishme të saj që ka zgjedhur një frymë jashtëzakonisht të re dhe që ngërthen në vete edhe pjesën e luftës dhe anën akademike dhe të kulturës pasi Memli rrjedh nga një familje intelektuale”.

“Do të jetë një ediramizim i Partisë Demokratike dhe thjesht do të jetë një Edi Rama, dhe një prurje e re për faktin se edhe partitë tjera ia uruan marrjen e mandatit duke e vlerësuar si një njeri që mund të bashkëpunojnë por edhe si parti rivale, që mund të kenë pika të përbashkëta”, tha Kadriaj, për Eo. Tutje ai tha se ka qenë koha e duhur për mbajtjen e kësaj konvente dhe sidomos ku ish-lidershipi i kësaj partie po përballen me drejtësinë ndërkombëtare.

“Koha e duhur është e patjetërsueshme, sepse njëherë janë zgjedhjet lokale por edhe ish-lidershipi i PDK-së ku tash përballen me drejtësinë ndërkombëtare, që PDK nuk kishte rrugë tjetër dhe që të shkonte me këto zgjedhje, por që tani kjo parti nuk mund të cilësohet vetëm si parti e luftës por edhe me një person të urbanizuar”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat