“Keq, shumë keq”, Ehat Miftaraj reagon pas vendimit të Supremes

Aktuale

“Keq, shumë keq”, Ehat Miftaraj reagon pas vendimit të Supremes

Nga: G.B Më: 5 korrik 2021 Në ora: 14:10
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, për kërkesën e qytetares nga Peja, Seniha Gjeladini, për kompensimin e dëmit për lëndimet e shkaktuara nga kafshimi i qenit endacak.

Gjykata Supreme e Kosovë përfundimisht e ka rrëzuar padinë e Gjeladinit.

Miftaraj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është e pabesueshme që një vendim e arsyetim i tillë të dalë nga Supremja.

Ai ka thënë se sipas këtij arsyetimi, duhet rrethuar oborrin e shtëpisë me mur 20 metra, nëse nuk dëshironi që t’iu ha qeni.

Postimi i tij i plotë:

“Qeni që e ka kafshuar ka mund me pasur pronar dhe pronari i qenit do të mund të përgjigjej sipas nenit 163 të LMD-së, pastaj ka mund të jetë i komshiut por ka mund të jetë edhe i paditëses apo familjarëve të saj, por ka mund të jetë edhe endacak, asnjë prej këtyre fakteve nuk është provuar. Më tutje, nuk është provuar se si është gjendur ai qen në oborrin e saj në natën kritike, a ka qenë i rrethuar oborri i paditëses me mur rrethues apo diçka të ngjashme, ku të gjitha këto fakte janë me rëndësi vendimtare për konstatimin e përgjegjësisë së të paditurës për kompensimin e dëmit në rastin konkret”, thuhet tutje në arsyetimin e Supremes.

Këshille juridike:

1. Sipas këtij arsyetimi të Supremes, nëse doni mos me iu hangër qeni, oborrin e shtëpisë e rrethoni me mur 20 metra të lartë;

2. Nëse ju han qeni, menjëherë me ja marr kopjen e letërnjoftimit të qenit, emrin e nanës, emrin e babës, etj etj.

Për bese, mos me besu njeri se Gjykata Supreme mundet me dal me këtë lloj të vendimeve dhe arsyetimeve.

Keq, shumë keq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat