“Prej sot, asnjë kriminel serb nuk do të fle i qetë”, Arianit Koci reagon pas dënimit të Zoran Vukotiq

Aktuale

“Prej sot, asnjë kriminel serb nuk do të fle i qetë”, Arianit Koci reagon pas dënimit të Zoran Vukotiq

Nga: G.B Më: 5 korrik 2021 Në ora: 14:58
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas dënimit me 10 vite burg për serbin Zoran Vukotiq, i cili ka kryer krimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky është dënimi i parë i natyrës së tillë dhe nga sot, asnjë kriminel serb nuk do të fle i qetë, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Zoran Vukotiq, sot nga ana e gjykatës kosovare u dënua me 10 vjet burgim, për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës.

Ky është dënimi i parë i natyrës së tillë.

Gratë e dhunuara, e posaçërisht e mbijetuara e cila ka dëshmuar në gjykatë - tani e kanë një satisfaksion.

Prej sot, asnjë kriminel serb nuk do të flejë i qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat