Kandidati i LDK-së për kryetar të Malishevës me mesazh për mërgimtarët, ja çfarë shkruan

Aktuale

Kandidati i LDK-së për kryetar të Malishevës me mesazh për mërgimtarët, ja çfarë shkruan

Nga: N. H Më: 5 korrik 2021 Në ora: 17:41
Bajrush Hoti

Kryetari i degës së LDK-së në Malishevë, njëherësh edhe kandidat për kryetar të komunës, Bajrush Hoti, ka zgjedhur që përmes një postimi të publikuar në profilin e tij në Facebook t’iu urojë mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve.

Hoti mes tjerash të gjithë mërgimtarëve u ka dëshiruar pushime të këndshme pranë familjarëve të tyre.

Ja shkrimi i tij:

Të dashur bashkatdhetarë

Në këto ditë të ngrohta vere ju keni filluar të vini në vendlindje e të gjeni ngrohtësinë e familjarëve, miqve, dhe dashamirëve tuaj që vitin e kaluar iu ka munguar juve dhe neve për shkak të pandemisë, ne ju mirëpresim që të na bashkoheni në dasma e ahengje familjare që na munguan vitin e kaluar.

Gjatë qëndrimit tuaj në Kosovë iu dëshirojmë të pushoni e të kaloni çaste të këndshme në gjirin familjar me miq, shokë e dashamirë e të çmalleni për kohën e munguar afër njëri tjetrit, ju që nuk i keni lënë të zbrazëta sofrat tona, para lufte në luftë dhe tani në liri, e kemi për obligim ndaj juve që për kohën sa qëndroni në Kosovë të mundohemi t’iu ofrojmë ngrohtësi familjare, shoqërore e miqësore.

MIRË SE VINI BASHKATDHETARË !

Me respekt,

Kryetari i LDK-së në Malishevë

Bajrush Hoti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat